Udhëzuesi hap pas hapi për ofrimin e shërbimeve të punësimit për punëdhenesit

Hera e parë e klientëve në ZP

Çdo SHPP synon të ndërmjetësojë kërkesën me ofertën e punës dhe të plotësoj vendet e lira të punës në tregun e punës duke shërbyer në të njejtën kohë punëkërkuesin dhe punëdhënësin. Kjo pjesë e MO paraqet shërbimet e ofruara për punëdhënësin nga SHPP

SHPP bazuar në modelin e ri të ofrimit të shërbimeve do t’i ofroj punëdhënësit një kombinim të shërbimeve nëpërmjet (i) internetit (nëpërmjet kompjuteri dhe telefonat e mençur) dhe (ii) takimeve drejtpërdrejta (ballë për ballë) të përshtatura sipas nevojave të punëdhënësit.

Nga këndvështrimi i punëdhënësit, pritet që disa biznese të preferojnë të përdorin shërbimet online, disa takime të drejtpërdrejta, dhe disa të dyja në të njejtën kohë. Më konkretisht, punëdhënësi që ka punuar me SHPP dhe që njeh shërbimet e SHPP, bizneset më të mëdha të cilat kanë punonjës ose njësi të ‘Burimeve Njerëzore’ (BN), dhe bizneset e tjera më të vogla të cilat kanë nivel të lartë të aftësive në TI (edhe nëse nuk kanë njësi apo punonjës të BN) priten të përdorin shërbimet përmes internetit. Në anën tjetër, ata që kanë më pak njohuri lidhur me shërbimet e ZP, bizneset më të vogla që nuk kanë njësi ose punonjës të BN dhe kanë nivel të ulët të aftësive në TI priten të preferojnë komunikimin e drejtpërdrejt me SHPP. Por do të ketë edhe biznese që do të përdorin shërbimet nëpërmjet internetit për shembull për të shpallur vendet e lira të punës, por gjithashtu do të përdorin komunikimin e drejtpërdrejt për të marrur shërbimet e para-përzgjedhjës së kandidatëve për intervistim dhe shërbimet e përzgjedhjes për rekrutim. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për SHPP të ofrojnë të dy llojet e shërbimeve, digjitale dhe të drejtpërdrejta.