NE JU NDIHMOJMË TË GJENI PUNËN E JUAJ
TË PËRSHTATSHME

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës është organ i pavarur në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me detyrën kryesore të administrimit të tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional në Kosovë. APRK ka objektiva të rëndësishme, duke përfshirë përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve publike të punësimit, modernizimin dhe reformimin e shërbimeve të aftësimit profesional, zgjerimin e mbulueshmërisë dhe rritjen e efikasitetit të masave aktive të tregut të punës, si dhe zhvillimin dhe përmirësimin e analizave për aspekte të ndryshme të tregut të punës. Agjencia ofron shërbime punësimi dhe aftësimit profesional për personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit, të punësuarit dhe shtetasit e huaj që kanë për qëllim punësimin në Kosovë. Për të koordinuar veprimtaritë e saj në nivel lokal, Agjencia ka një Zyrë Qendrore të specializuar në administrimin e politikave të punësimit, aftësimit dhe riaftësimit profesional. Zyra Qendrore e Agjencisë ka detyra të ndryshme, duke përfshirë zbatimin e politikave të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në fushën e punësimit, aftësimit dhe riaftësimit profesional, monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të masave dhe programeve aktive të tregut të punës, si dhe hartimin e kurrikulave, materialeve mësimore dhe procedurave të vlerësimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve. Për të siguruar shërbime punësimi dhe aftësimit profesional të cilësisë së lartë, Agjencia mund të kontraktojë ofrues jopublikë të akredituar, në përputhshmëri me kornizën ligjore. Gjithashtu, Agjencia publikon dhe promovon shërbimet e punësimit dhe ka si qëllim identifikimin e nevojave për trajnimin/avancimin e stafit në nivel lokal me qëllim të përmirësimit të ofrimit te shërbimeve. Në përgjithësi, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës është institucioni kryesor në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, duke punuar për të koordinuar dhe zbatuar politikat qeveritare në këtë fushë.

OBJEKTIVAT TONA

1

Përmirësimi i cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve publike të punësimit.

2

Modernizimi dhe reformimi i shërbimeve të aftësimit profesional.

3

Zgjerimi i mbulueshmërisë dhe rritja e efikasitetit të masave aktive të tregut të punës.

4

Zhvillimi dhe përmirësimi i analizave për aspekte të ndryshme të tregut të punës.

DEPARTAMENTET

Tregu i Punës

Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Aftësimi Profesional

Departamenti për Tregun e Punës

Departamenti për Tregun e Punës Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Tregun e Punës janë:

  • Menaxhon, mbikëqyrë dhe koordinon, punën e divizioneve në kuadër të departamentit;
  • Aprovon planin vjetor te punës për zbatimin e politikave për punësim që lidhen me shërbimet e ndërmjetësimit, orientim në karrierë dhe këshillime si dhe me masat aktive të tregut të punës;
  • Monitoron dhe koordinon zbatimin e planit të punës nga Zyrat e Punës që lidhen me shërbimet e ndërmjetësimit, shërbimeve për migracion, orientim në karrierë dhe këshillime si dhe me masat aktive të tregut të punës;
  • Monitoron zbatimin e legjislacionit nga Zyrat e Punës, si dhe propozon ndryshimet e legjislacionit nga fusha e punësimit;
  • Siguron mbështetje profesionalë për Zyrat e Punësimit në ndërtimin e kapaciteteve teknike;
  • Ofron mbështetje për planifikimin e nevojave buxhetore për zbatimin e planit vjetor të punës së Zyrave të Punës;
  • Menaxhon procesin e konfirmimit dhe lëshimit të vërtetimeve nga papunësia dhe për shtetasit e huaj për leje qëndrim me qëllim të punës brenda dhe jashtë kuotës vjetore;
  • Menaxhon lëshimin e vërtetimit për lajmërimin e punës për shtetasit e huaj që punojnë deri nëntëdhjetë (90) ditë brenda një viti;
  • Përgatitë analiza dhe hulumtime për zhvillimet në tregun e punës dhe bën publikimin e tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit i shërbimeve për shërbime të punësimit janë:

  1. Propozon dhe harton planin vjetor te punës që lidhen me shërbimet e ndërmjetësimit dhe orientim në karrierë dhe këshillime;
  2. Zhvillon praktikat e reja në ofrimin e shërbimeve për ndërmjetësim dhe orientim në karriere;
  3. Zhvillon praktikat e reja në ofrimin e shërbimeve për punëdhënësin;
  4. Vlerëson nevojat për trajnime për ofrimin e shërbimeve për ndërmjetësim dhe orientim në karriere si dhe ofrimin e shërbimeve për punëdhënësin;
  5. Monitoron dhe koordinon Zyrat Lokale të Punësimit gjatë ofrimit të shërbimeve për punëkërkuesin dhe punëdhënësin;
  6. Bashkëpunon ngushtë me divizionin e zhvillimit të masave aktive të punësimit dhe me divizionet tjera analog;
  7. Siguronë ndihmë profesionale për Zyrat e Punësimit gjatë ofrimit te shërbimeve për ndërmjetësim dhe orientim në karrierë për punëkërkuesin;
  8. Monitoron zbatimin e legjislacionit dhe funksioneve themelore sipas standardeve minimale dhe funksionale të shërbimeve të punësimit;
  9. Siguronë ndihmë profesionale për Zyrat e Punësimit që lidhen me punën e tyre me punëdhënësit;
  10. Merr pjesë në përgatitjen e planit financiar në mbështetje dhe sipas nevojave të divizionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për zhvillimin e masave aktive dhe analizave në tregun e punës janë:

  1. Propozon dhe harton planin vjetor te punës për zbatimin e masave aktive të tregut të punës;
  2. Zbaton praktikat e reja në implementimin e masave aktive të punësimit dhe përgatitë manualet e masave aktive të punësimit;
  3. Ofron trajnime tek këshilltarët dhe drejtoret ekzistues për praktikat e reja në implementimin e masave aktive të punësimit për të papunësuarit;
  4. Monitoron dhe koordinon Zyrat Lokale te Punësimit gjatë implementimit te masave active të punësimit;
  5. Siguron ndihmë profesionale për Zyrat e Punësimit gjatë implementimit te masave aktive të punësimit;
  6. Zhvillon statistika dhe përgatitë raporte me të dhënat e tregut të punës dhe aftësimeve profesionale;
  7. Përgatitë analiza dhe hulumtime lidhur me tregun e punës si dhe bën përgatitjen për publikimin e tyre;

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për shërbime të migracion janë:

  1. Bënë planin vjetor të punës për shërbime të migracionit;
  2. Përcjellë zbatimin e ligjit nga fusha e migracionit;
  3. Zhvillon praktikat e reja në ofrimin e shërbimeve për migracion tek punëkërkuesit.
  4. Ofron ndihme profesionale për migracion;
  5. Përcjell të dhënat dhe trendët e migrimit;
  6. Kryen procesin e konfirmimit për lëshimin e vërtetimeve për shtetasit e huaj për leje qëndrim me qëllim të punës brenda dhe jashtë kuotës vjetore sipas legjislacionit në fuqi;
  7. Kryen procesin e lëshimit të vërtetimit për lajmërimin e punës për shtetasit e huaj që punojnë deri nëntëdhjetë (90) ditë brenda një viti sipas legjislacionit në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:

  1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
  2. Administron rekrutimin e personelit;
  3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;
  4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:

  1. Përgatitë propozimet buxhetore;
  2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të agjencisë;
  3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
  4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
  5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
  6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të TI dhe Shërbimeve Logjistike janë:

  1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të agjencisë;
  2. Siguron mbështetje në fushën e tekonologjisë informative;
  3. Menaxhon inventarin dhe depot e agjencië;
  4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e agjencisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
  5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e agjencisë;
  6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të agjencisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për çështje ligjore janë:

  1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të agjencisë për zbatimin e legjislacionit;
  2. Kontribuon dhe merr pjesë në hartimin e marrëveshjeve ndërshtetërorë për punësim dhe aftësim profesional me vendet e ndryshme;
  3. Përgatitë dhe vlerëson marrëveshje, kontrata dhe vendime që kanë të bëjnë me fushëveprimin e agjencisë;
  4. Përfaqëson agjencinë para institucioneve kompetente për të gjitha çështjet juridiko-civile;
  5. Prezanton punën e agjencisë në takime rajonale, në vendet e BE-së si dhe vendet e tjera në çështjet juridike;
  6. Zhvillon kontakte me organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe donatorë të ndryshëm, për sigurimin e fondeve të financimit për projekte në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional ne aspektin ligjor;
  7. Vlerëson në aspektin ligjor procesin e përgatitjes së projekteve brenda agjencisë , të cilat mund t’i prezantohen donatorëve të ndryshëm për financim.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për shërbime të aftësimit profesional janë:

  1. Harton planin e punës për ofrimin e trajnimeve nga Qendra për Aftësim Profesional, trajnim në punë si dhe blerjen e trajnimeve nga ofruesit e jashtëm sipas nevojave;
  2. Bashkëpunon me ofruesit tjerë të trajnimeve dhe ndjek nga afër programet e trajnimit të ofruara nga ofruesit tjerë;
  3. Monitoron dhe koordinon Qendrat e Aftësimit Profesional dhe ofruesit e tjerë gjatë mbarëvajtjes së programeve të aftësimit profesional;
  4. Propozon ne baze te hulumtimit, trajnime të reja të kërkuara në tregun e punës;
  5. Ndihmon në trajnimin dhe certifikimin e trajnerëve për ofrimin e kurseve e reja të trajnimit;
  6. Organizon trajnime për trajnerët dhe drejtorët mbi profilet apo modulet e reja në QAP;
  7. Ofron mbështetje në furnizimin i punëtorive te QAP me mjete dhe pajisje për kurse ekzistuese dhe ato të reja;
  8. Siguronë ndihmë profesionale për Qendrat për Aftësimit Profesional gjatë mbarëvajtjes së programeve të aftësimit profesional;
  9. Mbështet QAP ne përpilimin e kërkesave buxhetore dhe projekteve kapitale;
  10. Mbështet aktivitetet promovuese, propaganduese te shërbimeve të aftësimeve profesionale;
  11. Bashkëpunon me DPP, AKK, MASHT dhe akteret tjerë në zhvillimin dhe koordinimin e projekteve dhe programeve te lidhura me sistemimin e AAP;
  12. Bashkëpunon ngushtë me divizionin e zhvillimit të cilësisë dhe certifikimit ne mbarëvajtjen e aftësimeve profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për zhvillim të cilësisë dhe certifikimit janë:

  1. Bën të gjitha përgatitjet për ri-akreditimin i Qendrave për Aftësim Profesional si dhe akreditimin e Qendrave për kurset e reja;
  2. Zhvillon standardet e vlerësimit të trajnimeve të reja si dhe certifikimin e trajnimit te punëkërkueseve dhe të papunëve;
  3. Menaxhon procesin e zhvillimit, rishikimit te kurikulave dhe paketat mësimore për trajnime që zhvillohen në Qendrave për Aftësim Profesional;
  4. Ndihmon në trajnimin dhe certifikimi i trajnerëve për ofrimin e shërbimeve për aftësime profesionale;
  5. Siguron ndihmë profesionale për Qendrat për Aftësimit Profesional ne aspektin e ngritjes se cilësisë se ofrimit te shërbimeve të aftësimit profesional sipas standardeve dhe bazuar ne kritere te Kornizës Kombëtare te Kualifikimit dhe Kornizës Kombëtare te Sigurimit te Cilësisë;
  6. Mbështet profesionalisht QAP dhe ndihmon ne përmirësimin e kushteve te trajnimit, si dhe furnizimin e punëtorive me mjete dhe pajisje të avancuara;
  7. Mirëmban dhe azhurnon standardet e vlerësimit të trajnimeve ekzistuese si dhe certifikimin e trajnimeve;
  8. Monitoron dhe vlerëson nivelin e sigurimit të cilësisë së ofrimit dhe vlerësimit të shërbimeve të aftësimit profesional nga Qendrat për Aftësimit Profesional dhe nga ofruesit e tjerë te cilët bashkëpunojnë me Agjencinë;
  9. Bashkëpunon me DPP, AKK, MASHT dhe akteret tjerë te AAP për qeshjet e ngritjes te cilësisë se ofrimit te shërbimeve të AAP;
  10. Propozon masa ne drejtim të përmirësimit te kualitetit te shërbimeve te trajnimit dhe certifikimit;
  11. Bashkëpunon ngushtë me divizionin për shërbime te aftësimit ne mbarëvajtjen e aftësimeve profesionale.

ZYRET E PUNESIMIT

Zyra e Punësimit në Fushë Kosovë

Nexhmije Dugolli

nexhmije.pllana@rks-gov.net

+38338535197

Zyra e Punësimit në Prishtinë

Besim Zogaj

besim.i.zogaj@rks-gov.net

+38338613025

Zyra e Punësimit në Obiliq

Emine Berisha

emine.a.berisha@rks-gov.net

+38338560184

Zyra e Punësimit në Graqanicë

Milomir Canacevic

milomir.canacevic@rks-gov.net

+38345413171

Zyra e Punësimit në Lipjan

Ismet Gashi

ismet.gashi@rks-gov.net

+38338581111

Zyra e Punësimit në Novobërdë

Mehmet Gashi

mehmet.rr.gashi@rks-gov.net

+38338576017

Zyra e Punësimit në Kamenicë

Sinan Sadiku

sinan.sadiku@rks-gov.net

+383280372383

Zyra e Punësimit në Gjilan

Xhevat Aliu

xhevat.aliu@rks-gov.net

+383280320057

Zyra e Punësimit në Ferizaj

Naim Gashi

naim.i.gashi@rks-gov.net

+383290320805

Zyra e Punësimit në Viti

Isuf Behluli

isuf.a.behluli@rks-gov.net

+383280381048

Zyra e Punësimit në Kacanik

Memet Mulaku

memet.mulaku@rks-gov.net

+383290380017

Zyra e Punësimit në Hani i Elezit

Bekim Dernjani

bekim.dernjani@rks-gov.net

+38344280430

Zyra e Punësimit në Shtërpcë

Sabri Murseli

sabri.d.murseli@rks-gov.net

+383290396074

Zyra e Punësimit në Prizren

Hajrullah Hoxha

hajrullah.rr.hoxha@rks-gov.net

+38329241349

Zyra e Punësimit në Dragash

Fitim Kurteshi

fitim.kurteshi@rks-gov.net

+338329281075

Zyra e Punësimit në Suharekë

Mehreme Hoxha

mehreme.luzha@rks-gov.net

+38329271029

Zyra e Punësimit në Rahovec

Antigona Morina

antigona.sh.morina@rks-gov.net

+38329276480

Zyra e Punësimit në Malishevë

Valdet Kryeziu

valdet.kryeziu@rks-gov.net

+38329269241

Zyra e Punësimit në Gjakovë

Kujtim Dula

kujtim.dula@rks-gov.net

+383390325161

Zyra e Punësimit në Decan

Fadil Maloku

fadil.a.maloku@rks-gov.net

+383390361242

Zyra e Punësimit në Junik

Mentor Haxhaj

mentor.haxhaj@rks-gov.net

+38344180590

Zyra e Punësimit në Pejë

Besiana Lluka

besiana.lluka@rks-gov.net

+38329271029

Zyra e Punësimit në Istog

Skender Shatri

skender.shatri@rks-gov.net

+38339450551

Zyra e Punësimit në Klinë

Qaush Imeraj

qaush.imeraj@rks-gov.net

+38339470537

Zyra e Punësimit në Gllogoc

Jeton Bujupi

jeton.bujupi@rks-gov.net

+38338584260

Zyra e Punësimit në Skënderaj

Dibran Jashari

dibran.jashari@rks-gov.net

+38328582210

Zyra e Punësimit në Mitrovicë Jugore

Besmir Salihu

besmir.salihu@rks-gov.net

+38328530700

Zyra e Punësimit në Mitrovicë Veriore

Sallah Bekteshi

sallah.bekteshi@rks-gov.net

+38344185693

Zyra e Punësimit në Zvecan

Bojana Todorovic

bojana.todorovic@rks-gov.net

+381640346674

Zyra e Punësimit në Zubin Potok

Dragan Bozovic

dragan.bozovic@rks-gov.net

+38347148836

Zyra e Punësimit në Leposaviq

Vitomir Jacimovic

vitomire.jacimovic@rks-gov.net

+38345962107

Zyra e Punësimit në Podujevë

Arzie Potera

arzie.potera@rks-gov.net

+38338570014

Zyra e Punësimit në Vushtrri

Bashkim Asllani

bashkim.z.asllani@rks-gov.net

+38328571624