Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Mirë se vini në portalin e punës së Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës! Ju falenderojmë për aksesin tuaj në portalin tonë, si për të postuar mundësi të ndryshme punësimi, ashtu edhe për të aplikuar për shërbimet tona. Në vijim do të gjeni një përshkrim të shërbimeve tona dhe rregullave të përdorimit të portalit.

Përkufizimet


  • Portali: i referohet shërbimit online të ofruar nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.
  • Përdoruesi: Çdo individ ose entitet që akseson ose përdor Portalin.
  • Punëdhënës: Organizatat, bizneset, ose individët që ofrojnë punë, internship-e, ose mundësi të tjera.
  • Kontrollori: Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.
             

A. Rregullat e postimit të mundësive


Një ofertë pune duhet të ketë informacion të qartë e të kuptueshëm. Kur publikoni një ofertë pune, është e rëndësishme të përcaktoni me kujdes detajet e vendit të lirë të punës ose zhvillimit profesional, vendndodhjes dhe kategorisë, sepse këto janë të dhënat që do të përcaktojnë ofertën gjatë gjithë kohëzgjatjes së publikimit të saj në platformë dhe si të tilla, ato mund të ndryshohen vetëm duke përdorur opsionet që lejon platforma.

Ofertat do të mbeten të postuara në faqe sipas përcaktimeve nga ana juaj të afatit të vlefshmërisë së ofertës. Gjatë kësaj periudhe, ju do të mund të çaktivizoni ose riaktivizoni secilën prej tyre në çdo kohë dhe të ndryshoni çdo lloj fushe përshkruese.

Për të përdorur shërbimet e web portalit, duhet të regjistroheni dhe të pranoni afatet dhe kushtet e përdorimit të mëposhtme. Si vizitor ju do të mund të shfletoni web portalin e Agjencisë, të merrni informacion rreth shërbimeve që mund të merren dhe ofrohen nëpërmjet kësaj platforme, por nuk do të mund të postoni vende të lira pune apo të merrni aplikime derisa të bashkoheni në shërbim.


1. Vërtetësia e informacionit


Një nga kërkesat themelore kur postoni një ofertë punësimi është vërtetësia. Të gjitha të dhënat e futura duhet të jenë të vërteta dhe në përputhje me ligjet në fuqi. Aplikantët mund t'i raportojnë kontrolluesit, në këtë rast Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, oferta që nuk korrespondojnë me realitetin dhe/ose janë në kundërshtim me këto rregulla. Agjencia do të mund të veprojë menjëherë në mënyrë që këto rregulla përdorimi të respektohen.


2. Publikimi i ofertave


Ofertat e publikuara duhet të respektojnë cilësinë e shërbimit të ofruar nga web portali i Agjencisë. Kjo është e nevojshme, pasi aplikimi i kandidatëve për ofertat do të bëhet drejte për drejte nëpërmjet opsionit “APLIKO“, i cili do të jetë i pozicionuar në fillim të përshkrimit të vendit të lirë, mënyrë kjo që do të shmangë aplikimet e dyfishta nga i njëjti kandidat.

  • Informacion i kërkuar nga Bizneset apo subjektet tregtare që postojnë mundësi është:
    • Emër i kompanisë:
    • NUI:
    • Adresa:
    • Emër dhe mbiemër i personit përgjegjës:
    • Email:
    • Nr Tel:

Informacioni i përfshirë në postimet e mundësive, duhet të jetë i qartë dhe konciz. Për këtë, ju rekomandojmë të përdorni gjuhë profesionale, e cila do t'iu ndihmojë të përcillni një imazh të mirë të kompanisë apo subjektit që përfaqësoni. Postimet e bëra në web portal duhet t'i referohen kontratave të vlefshme ligjërisht.
Web Portali i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës nuk pranon:

        a. oferta që nuk përputhen me rregullat e portalit dhe/ose kanë përmbajtje që është në kundërshtim me rregulloret në fuqi;
        b. pajisje automatike për nxjerrjen ose marrjen e të dhënave (si p.sh. "datamining", "robotët", etj.);
        c. oferta në emër të palëve të treta që nuk janë të autorizuara shprehimisht;
        d. oferta që ju shtyjnë të fitoni statusin e ekskluzivitetit, skemat piramidale (d.m.th., aktivitetet ekonomike të paqëndrueshme që përfshijnë
           shkëmbimin e parave, zakonisht në formën e një tarife hyrjeje), "anëtarësime në klub", shpërndarje, mundësi marketingu "shumë nivele",
           mbledhje fondesh;
        e. oferta që parashikojnë regjistrimin e të miturve pa kujdestarinë dhe pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve të tyre;
        f. oferta për vende të lira pune që parashikojnë zgjedhjen paraprake të kandidatëve në bazë të: bindjeve personale, përkatësisë sindikale ose politike,
            besimit fetar, seksit, orientimit seksual, statusit martesor ose familjar ose shtatzënisë, moshës, aftësisë së kufizuar, racës, origjinës etnike,
            ngjyrës, prejardhjes, origjina kombëtare, grupi gjuhësor, statusi shëndetësor, çdo mosmarrëveshje me punëdhënësit e mëparshëm;
        g. oferta që përmbajnë deklarata antidiskriminuese nëse oferta u drejtohet të gjithë aplikantëve;
        h. grumbullimi ose dyfishimi i reklamave;
        i. përmbajtje ose materiale që promovojnë ose shpërndajnë informacione të rreme ose mashtruese;
        j. promovimi ose miratimi i kopjeve të paligjshme ose të paautorizuara;
        k. dërgimin e postës dhe/ose e-mail-it ose kryerjen e telefonatave të pakërkuara me qëllim të promovimit dhe/ose reklamimit të produkteve ose shërbimeve.


Web portali i agjencisë rezervon të drejtën për të hequr çdo përmbajtje që shkel këto kushte dhe terma.


3. Mbroni fjalëkalimin tuaj


Nëse njerëz të tjerë keqpërdorin web portalin duke përdorur llogarinë tuaj, ju rrezikoni të humbni aksesin në shërbim. Ne ju këshillojmë të mos përdorni të njëjtin çelës/fjalëkalim aksesi të përdoruesit me të tjerë përdorues.

Ju do të ruani pronësinë e të gjitha të drejtave të pronësisë në çdo fotografi ose material tjetër të ngjashëm (tani e tutje, "Riprodhimet") që ju është lejuar të postoni portal. Pavarësisht sa më sipër, kujtoni që ju i jepni web portalit të drejtën për një kohë të pacaktuar (për aq kohë sa ju do jeni aktiv në platformë dhe nuk do jeni subjekt i masave për fshirjen e profilit tuaj), për të riprodhuar, modifikuar, përshtatur, përkthyer, shpërndarë, publikuar, shfaqur dhe riprodhuar publikisht “Riprodhimet” apo informacionin e përdoruesit sipas kushteve të përcaktuara në këtë marrëveshje. .


4. Metodat e kontaktit


Në postimet e mundësive në platforme, nuk do të mund t'i kërkoni kandidatit të kontaktojnë kompaninë tuaj për më shumë informacion, përveç rastit kur të interesuarit kanë aplikuar për ofertën e publikuar nga ju dhe kanë nevojë për të marrë më shumë informacion rreth ofertës së postuar. Ju nuk mund të përfshini numra telefoni me pagesë ose mënyra të tjera kontakti me shpenzimet e kandidatit. Nuk lejohet as shpërndarja e postës elektronike të paautorizuar për arsye komerciale përmes platformës.


5. Përgjegjësitë e ofruesve


Kompania, apo subjekti, politikat e të cilit bien ndesh me dispozitat rregullatore në fuqi merr përgjegjësinë e vetme për të gjitha dëmet. Oferta e punës, të postuara në platformë janë vetëm për përdorim të brendshëm të kompanive me ofertë pune. Shitja e ofertës së punës ose të formimit profesional palëve të treta nuk lejohet. Kompanitë do të jenë përgjegjëse për çdo pretendim, dëmtim dhe pasoja të tyre, ndërsa Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës do të përjashtohet nga çdo përgjegjësi në këtë drejtim.


6. Dispozitat e Përgjithshme


Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në përputhje me politikën e tij të brendshme të menaxhimit të produktit, rezervon të drejtën për:

         1.	 të vendosur në çdo kohë se çfarë veprimi të ndërmerret në rast të publikimeve apo njoftimeve që shkelin këto rregulla
             ose parimet mbi të cilat bazohet.
         2. ndryshoni/përditësoni rregullat në çdo kohë, edhe pa njoftim paraprak;
         3. ndryshoni titullin e reklamave, ofertës apo njoftimeve për arsye editoriale dhe/ose për ta bërë më të kuptueshme
            për mbajtjen e reklamës. 
        

    

B. Rregullat e përdorimit nga ana e Përdoruesve Punekerkues

Si përdorues/punëkërkues, ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet e kryera në portal dhe ju kërkohet të respektoni këtë marrëveshje. Duke përdorur portalin, ju pranoni të pajtoheni me përmbajtjen e cdo shërbimi në platformë. Interpretimi i këtyre rregullave të përdorimit dhe kushteve të shërbimit është përgjegjësi e vetme e web portalit, e cila mund t'indryshojë këto rregulla dhe kushte në çdo kohë, pa njoftim ose me njoftim për përdoruesit. Rregullat e përdorimit të paraqitura këtu vlejnë për përdoruesit/ punëkërkuesit që akseson website-n, të cilët kërkojnë punë apo zhvillim profesional, përmes platformës sonë duke iu bashkuar një ose më shumë përzgjedhjeve të vazhdueshme për profilin e interesit. Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e përdorimit të mëposhtme!


1. Vërtetësia e informacionit


Informacioni që do të vendosni për të gjeneruar CV-në tuaj duhet të jetë i vërtetë. Megjithatë, kontrolluesi mund të kontrollojë CV-të e gjeneruara në mënyrë kampionimi dhe në rast se informacioni i hedhur nga ana juaj nuk është në përputhje me rregullat e vendosura, Afatet dhe Kushtet e Përdormit si dhe në rastet kur mund të ketë sinjalizime nga kompantië që do ta marrin aplikimin apo kandidimin tuaj për shkelje të këtyre rregullave apo që CV-te kanë përmbajtje të papërshtatshme, kontrolluesi ka të drejtë të ndryshojë apo të fshijë informacione dhe nesë konsiderohet e nevojshme edhe të fshijë profilin tuaj. Kryerja e këtyre veprimeve do të bëhet pas një njoftimi nga ana e portalit, subjektit përkatës.


2. Përgjegjësitë e web portalit kundrejt përdoruesve punëkërkues


Web Portali rezervon të drejtën për të pezulluar ose përfunduar qasjen e një Përdoruesi në portal në çdo kohë, pa njoftim, për çfarëdo arsye, përfshirë por pa u kufizuar në shkeljen e këtyre kushteve dhe termave. Postimet dhe përmbajtja e shpërndarë këtu pasqyrojnë mendimet dhe përgjegjësinë e plotë të autorëve të tyre.


Ndryshimet në Politikat e Privatësisë


Agjencia Kombëtare e Republikës së Kosovës mund të rishikojë këto kushte dhe terma në çdo kohë. Përdoruesit inkurajohen të rishikojnë rregullisht këtë faqe për të qëndruar të informuar për çdo ndryshim. Vazhdueshmëria e përdorimit të Portalit pas postimit të ndryshimeve përbën pranimin e kushteve dhe termave të rishikuara.