Ofrimi i shërbimeve për punëkërkuesit
Hera e parë e klientëve në ZP
Kohët e fundit Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka ndërmarr një sërë reformash për modernizimin e Shërbimeve Publike të Punësimit (SHPP) në Kosovë, drejt krijimit të një shërbimi të përshtatur sipas nevojave të klientit. Modeli aktual i SHPP ka integruar në të njëjtin ofrues të shërbimit (nga këtu e tutje këshilltari/ja) të gjitha funksionet, duke mundësuar që klientët e SHPP të bashkëveprojnë vetëm me një këshilltar/e për të marrë të gjitha shërbimet; shërbimet e këshillimit për punësim, orientimit në karierë, aftësimit apo ndërmjetësimit. Për më tepër, MFPT ka zhvilluar instrumente të reja të vetë-shërbimit të cilat mundësojnë ndërveprimin e SHPP-ve me klientët nëpërmjet internetit. Së fundmi, MFPT ka krijuar një mekanizëm të ri për të profilizuar klientët e SHPP sipas vështirësive që kanë për të hyrë në tregun e punës si dhe ka rishikuar modelin ekzistues i ofrimit të shërbimeve për punëkërkuesit dhe punëdhënësit duke integruar shërbimet, mjetet dhe skemat e reja. Të gjitha këto zhvillime kanë krijuar nevojën e hartimit të një Manuali Operacional (MO), i cili shpjegon në detaje mënyrën e ofrimit të shërbimeve për klientët. Ky MO është përgatitur me qëllim për të krijuar një standard për ofrimin e shërbimeve në të gjitha Zyrat për Punësim (ZP) në Kosovë.
Informohu më shumë