THIRRJE PËR APLIKIM – PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT


THIRRJE PËR APLIKIM – PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), me mbështetjen e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Qeverisë Gjermane përmes GIZ, fton të gjithë punëkërkuesit e regjistruar mbi moshën 22 vjeç (me fokus të veçantë te gratë, të rinjtë NEET, minoritetet dhe personat me aftësi të kufizuara) të aplikojnë në Programin e Vetëpunësimit.

Programi ofron trajnim për biznes, zhvillim të planit të biznesit, grante financiare deri në 6,000 euro për blerjen e pajisjeve dhe makinerive, si dhe 12 muaj mentorim. Përparësi kanë idetë e biznesit në sektorët e prodhimit, përpunimit të ushqimit, TIK-ut, ndërtimtarisë, artizanatit dhe industrive kreative.

Aplikimet dorëzohen fizikisht në Zyrën përkatëse të Punësimit ku jeni të regjistruar, nga data 16 nëntor deri më 30 nëntor 2026, ora 16:00. Bashkëngjitur gjeni thirrjen publike të detajuar dhe formularët e aplikimit, të cilët po ashtu mund t'i shkarkoni në uebfaqen zyrtare të APRK-së ose t'i merrni në zyrën më të afërt të punësimit.

Për të shkarkuar Formularin kliko KETU