MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Thirrja për Aplikim në Skemën e Kuponëve

Data e botimit: 15.09.2023

Thirrje për të papunët/punëkërkuesit nga Mosha 18-24 për Skemën e Kuponëve në Fushën e teknologjisë  Informative (TI)

Afati i fundit per aplikim është data 06.10.2023 ora 23:50.
 

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) me qëllim të ngritjes së shkathtësive dhe përgatitjen e të papunëve dhe punëkërkuesve për tregun e punës, shpallë këtë thirrje të rëndësishme për të gjithë të rinjtë, gratë dhe grupet e cenueshme nga mosha 18-24, të cilët janë të interesuar për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e teknologjisë informative. Kjo skemë është financuar nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes APRK-së, që synon të ofrojë mundësi trajnimi dhe zhvillimi për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të avancojnë aftësitë e tyre në sektorin e teknologjisë informative dhe rrisin mundësitë e punësimit të tyre.

 

Skema e kuponëve do t’i ofrohet të papunëve dhe punëkërkuesve që janë të regjistruar zyrat e punësimit në tri regjionet: 1) Prishtinë, 2) Mitrovicë dhe 3) Ferizaj. 

Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën