Portali i punës së Kosovës
Thirrje për të papunët/punëkërkuesit nga Mosha 18-24 për Skemën e Kuponëve në Fushën e teknologjisë Informative (TI)
Afati i fundit per aplikim është data 06.10.2023 ora 23:50.
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) me qëllim të ngritjes së shkathtësive dhe përgatitjen e të papunëve dhe punëkërkuesve për tregun e punës, shpallë këtë thirrje të rëndësishme për të gjithë të rinjtë, gratë dhe grupet e cenueshme nga mosha 18-24, të cilët janë të interesuar për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e teknologjisë informative. Kjo skemë është financuar nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes APRK-së, që synon të ofrojë mundësi trajnimi dhe zhvillimi për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të avancojnë aftësitë e tyre në sektorin e teknologjisë informative dhe rrisin mundësitë e punësimit të tyre.
Skema e kuponëve do t’i ofrohet të papunëve dhe punëkërkuesve që janë të regjistruar zyrat e punësimit në tri regjionet: 1) Prishtinë, 2) Mitrovicë dhe 3) Ferizaj.