Portali i punës së Kosovës
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i APRK-së, Drin Haraçia, ka marrë pjesë në
takimin e tretë të “Komitetit rajonal për rritjen e qasjes së grave në
punësim”, që është organizuar përmes platformës online ZOOM nga organizatat
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
(GADC). Në këtë takim, z.Haraçia, ka folur rreth implementimit të politikave të
punësimit nga APRK me theks të veçantë gratë, përmirësimin e punësimit të grave
përmes përfshirjes më të lart të tyre në MATP, rolin e aftësimit profesional për
gratë, të arriturat e APRK në përfshirjen e grave në programet e ndryshme dhe
sfidat me të cilat po përballet APRK në drejtim të rritjes së qasjes së grave
në punësim.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shkëmbimi i informacioneve dhe
rekomandimeve lidhur me politikat e punësimit, inicimi dhe udhëheqja e
strategjive dhe nismave avokuese në nivel rajonal, të cilat kontribuojnë në
rritjen e punësimit të grave. Komiteti Rajonal përbëhet nga përfaqësues të
institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe odave ekonomike nga Kosova
dhe Shqipëria.
Në fund të takimit, organizatat Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), kanë ofruar rekomandime specifike
për përmirësimin e qasjes së grave në punësim nën dritën e efektit të pandemisë
COVID-19.