Thirrje për aplikim programi për subvencionimin e pagës për personat e riatdhesuar
Data e botimit: 15.04.2021
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) - Agjencia e Punësimit e Republikës së
Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP)
me mbeshtetjen e Departamentit për Riintegrim të Personave të Riatdhesuar (DRPR) - Ministria
e Punëve të Brendëshme (MPB), shpallë thirrjen e hapur për aplikim për mbështetje nga
programi për Subvencionimin e Pagës (SP) për ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar nga
sektori privat dhe për personat e riatdhesuar në Kosovë të regjistruar si punëkërkues.
Rreth Programit për Subvencionimin e Pagës
Qëllimi i programit për Subvencionimin e Pagës (SP) është të krijojë mundësi punësimi për
punëkërkuesit në Kosovë, duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i
punësojnë ata në periudha afatgjata. Kjo është një mundësi unike për të mbështetur rritjen
graduale të ndërmarrjeve të Kosovës. Për të përfituar nga programi për SP, punëdhënësi duhet
të aplikojë në zyrën më të afërt të punësimit dhe të shprehë interesimin për plotësimin e
vendeve të lira të punës, duke u regjistruar në SIMP. Zyret e Punësimit (ZP) do të mbështesin
ndërmarrjet në identifikimin e kandidatëve më të mirë të regjistruar si punëkërkues, sipas
nevojave specifike të punëdhënësit.
Pas intervistimit dhe selektimit të kandidatëve potencial, punëdhënësi nënshkruan një kontratë
punësimi 12 (dymbedhjete) mujore me punëkërkuesin, në përputhje me ligjet e punës në fuqi.
Punëdhënësi do të përfitojë një subvencion prej 50% të pagës së punonjësit, me të cilin rast
shuma e këtij subvencioni nuk mund të jetë më e lartë se 170.00 euro në muaj. Përveç
mbështetjes së ndërmarrjeve duke subvencionuar punësimin, programi për SP ndihmon të gjithë
procesin e rekrutimit për vendet e lira të reja. Duke pasur parasysh vështirësitë që ndërmarrjet
private hasin në identifikimin dhe angazhimin e stafit të kualifikuar të nevojshëm për të zgjeruar
aktivitetet e tyre të biznesit, programi për SP do të përdorë ekspertizën e ZP për të përshtatur
çdo vend të lirë të punës me punëkërkuesit e duhur, në përputhje me nevojat dhe kriteret e
përcaktuara nga ndërmarrjet.
Programi për SP implementohet sipas hapave në vijim
Hapi i parë - Shprehja e interesimit për të përfituar nga programi për SP:
Të gjitha ndërmarrjet e interesuara të sektorit privat mund të shprehin interesim për të përfituar,
duke shkarkuar formularin për aplikim nga interneti në adresën: https://aprk.rks-gov.net
Përveç kësaj, formularët për aplikim janë gjithashtu të disponueshëm në ZP në të gjitha
komunat. Formularit për aplikim duhet t’i bashkangjiten certifikatat e regjistrimit të biznesit
dhe të numrit fiskal të ndërmarrjes që aplikon.
Hapi i dytë - Zgjedhja e punonjësit dhe nënshkrimi i marrëveshjes:
Këshilltari për punësim do të sigurojë një listë të kandidatëve potencial sipas nevojave të
ndërmarrjes. Ndërmarrja zgjedhë kandidatët më të mirë nga lista dhe nënshkruan një Kontratë
Pune më punonjësin dhe marrëveshjen e SP në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh.
Kush mund të aplikojë?
Ndërmarrjet private
Për pjesëmarrje në program, mund të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet private (punëdhënësit)
e interesuar, të regjistruar në ZP. Ndërmarrjet duhet të jenë të regjistruara në Agjencinë për
Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe të jenë taksapagues aktiv në Administratën
Tatimore të Kosovës (ATK).
Formulari i aplikimit mund të gjendet në internet, në adresat elektronike: https://aprk.rks.gov.net/Content/News/Index ose https://mpms.rks-gov.net si dhe në ZP në secilën komunë.
Kush nuk mund të aplikojë?
• Organizatat jo-qeveritare;
• Veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve, veprimtaritë që përfshijnë bixhozin, sallonet e
masazheve;
• Prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
• Prodhimi dhe shpërndarja e armëve;
• Prodhimi që përdor teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, ujit, tokës
etj.);
• Bizneset jo-formale dhe qëndra te thirrjes me aktivitet te dyshimt biznesor.
Personat e riatdhesuar të regjistruar si punëkërkues të papunë Të gjithë personat e riatdhesuar në Kosovë (në 5 vitet e fundit) të regjistruar si
punëkërkues në Zyret e Punësimit mund të përfitojnë nga programi për SP. Gjatë procesit
të përzgjedhjes, prioritet do t'u ipet të papunëve afatgjatë (të papunë për më shumë se 12
muaj), me një fokus te:
gratë,
pakicat etnike
personat me aftësi të kufizuara,
prindët vetëushqyes.
Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në ZP në komunat e tyre përkatëse. Ata që
posedojnë certifikata të trajnimit profesional të ofruara nga QAP ose që kanë marrë pjesë më
parë në trajnime në punë, do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.
Rastet e konfliktit të interesave me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e programit për SP, nuk
kanë të drejtë të përfitojnë nga ky program (antarë të familjes së ngushtë).
Personat të cilët kanë përfituar më herët nga programi i subvencionimit në pagë apo nga
programi i vetpunësimit, nuk mund të përfitojnë nga kjo skemë.
Afati i aplikimit 15.04.2021 - 30.05.2021
Mbështetja financiare për ndërmarrjet
Programi për SP do të sigurojë për punëdhënësin subvencion prej 50% të pagës mujore bruto
për çdo person të kontraktuar, shuma e së cilës nuk mund të jetë më e lartë se 170.00 euro në
muaj.
Kohëzgjatja e subvencionit për të gjithë punëkërkuesit e riatdhesuar, klientë të regjistruar në ZP,
është 12 muaj brenda marrëveshjes së nënshkruar 12 mujore.
Si të aplikohet?
Ndërmarrjet e interesuara private duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit të
plotësuar në ZP në komunën e tyre. Formulari i aplikimit është i disponueshëm në
internet në adresat elektronike: Formulari aplikimit ose
https://mpms.rks-gov.net si dhe i printuar në secilën ZP në tërë Kosovën. Aplikantët
duhet bashkangjitur në aplikacion certifikatat e tyre për regjistrimin e biznesit dhe të
numrit fiskal. Ndërmarrjet do të kontaktohen nga ZP me një listë të kandidatëve
potencial.
Punëkërkuesit e riatdhesuar të interesuar për vendet e lira duhet të regjistrohen në
Zyret e Punësimit në komunat e tyre ose të vizitojnë ZP ku ata tashmë janë regjistruar
dhe të informojnë këshilltarët e tyre të punësimit në lidhje me interesin e tyre.
Informacione tjera
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Zyret e Punësimit në komunën tuaj.
Në rast se keni pyetje në lidhje me programin Subvencionimi i Pagës, ju lutem kontaktoni
projektin ALMP2/UNDP në adresën elektronike: almp.ks@undp.org.
Rreth projektit ALMP2 në UNDP Kosovë
Objektivi kryesor i Programeve Aktive të Tregut të Punës (PATP2/ALMP2) është përmirësimi i
kapaciteteve të institucioneve të tregut të punës për të hartuar politikat relevante të
përgjegjshme-gjinore në nivelin qendror dhe ofrimi i shërbimeve të integruara në nivel lokal,
duke u fokusuar në grupet më të cenueshme në mesin e të papunëve.
COVID-19 - KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit:
Bartja e maskave, mbajtja e distances dhe larja e duarve sipas udhëzimeve nga IKSHP-së dhe OBSH-së.
Në çdo zyre do të mbahet distanca në të gjitha hapesirat prej 2 metrave.
Asnjë aplikues nuk lejohet të hyjnë brenda institucioneve pa maskë