Çfarë është “Ausbildung”-u? Koncepti i “Ausbildung”-ut në Gjermani nënkupton kombinimin e punës dhe studimeve në të njëjtën kohë. Zakonisht, një program përbëhet nga 70% praktikë në një kompani dhe 30% leksione në një shkollë profesionale që ka të bëjë me profesionin tuaj. “Ausbildung”-u është punë e paguar dhe ju mundëson të financoni jetesën dhe shpenzimet e përditshme. Zakonisht, “Ausbildung”-u zgjat 2 deri në 3 vjet dhe ju jep një diplomë profesionale.
Së pari, duhet të jeni tepër të motivuar për të jetuar, punuar dhe studiuar në Gjermani dhe duhet të angazhoheni plotësisht gjatë gjithë procesit dhe procedurave ligjore.
Ofertat e punës mund të gjenden në portalet dhe faqet e internetit që përmenden më poshtë. Gjatë kërkimit të ndonjë vendi që ju përshtatet, ju rekomandojmë që të hapni një llogari në faqen “Jobbörse”, e cila do t’ju mundësojë të merrni njoftime për punë dhe reagime/njoftime të herëpashershme nga punëdhënës.
Nëse gjeni ndonjë vend pune që ju përshtatet, duhet të filloni të përgatisni aplikimin. Në përgjithësi, në aplikimin tuaj duhet të përfshihen:
Ju këshillojmë që CV-në ta shkruani në gjuhën gjermane. Në internet mund të gjeni mostra të ndryshme, megjithatë në tregun gjerman, në përgjithësi, preferohet formati “Europass”.
Ju lutemi të vini re se secili punëdhënës kërkon dokumente specifike për aplikimin, prandaj sigurohuni që dokumentet e aplikimit të përgatiten në përputhje me kërkesat e punëdhënësit.
Nëse nuk keni llogari në Skype, klikoni në linkun (www.skype.com) për të hapur një të tillë. Sigurohuni të përdorni emrin tuaj të vërtetë.
Ju këshillojmë të merrni pjesë në trajnimet lidhur me vendet e punës, trajnime këto që ofrohen rregullisht nga zyra e DIMAK-ut. Ju lutemi të vizitoni faqen tonë në Facebook për më shumë informacione.
Kërkoni në qytetin tuaj për kurse të gjuhës gjermane, me qëllim që t’i ndiqni ato. Në varësi të kërkesave të vendit të punës për të cilin po aplikoni, duhet të keni një nivel të caktruar të gjuhës gjermane. Për të bërë një “Ausbildung”, duhet të keni një nivel A2 në gjuhë; për profesionet që kanë të bëjnë me shëndetësinë, duhet të dorëzoni një certifikatë gjuhe të nivelit B1. Kurset e gjuhës ku mund të merrni pjesë janë të shumta, megjithatë ato duhet të njihen nga autoritetet gjermane. Certifikatat përfundimtare të gjuhës duhet të lëshohen ose nga Instituti “Goethe” (Sprachlernzentrum), ose nga Instituti Kulturor i Austrisë (ÖSD). Për shembull, Deutsche Welle ofron kurse gjuhe falas në faqen e saj në internet, por provimin përfundimtar duhet ta kryeni në njërin prej institucioneve të përmendura më sipër.
Për më shumë informacione lidhur me kurset e gjuhës dhe kërkesa të tjera, vizitoni faqet e mëposhtme të internetit:
Për t’u kualifikuar për marrjen e një leje pune për të punuar në Gjermani, ju duhet të keni një ofertë detyruese pune (të konfirmuar) nga një punëdhënës në Gjermani dhe të plotësoni të gjitha kriteret për lëshimin e vizës. Për ta përshpejtuar procedurën e marrjes së vizës, punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet të pyesë tek autoritetet kombëtare për të huajt dhe/ose tek Agjencia Federale e Punësimit lidhur me të drejtën tuaj për të punuar në Gjermani dhe të kërkojë një “Arbeitsmarktzulassung”. Nëse keni qenë në Gjermani më përpara dhe keni qëndruar për një kohë të gjatë (për të kërkuar azil, si bartës i Kartës Blu, në bazë të një lejeje qëndrimi, etj.), punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet të kontaktojë me autoritetet kombëtare për shtetasit e huaj, të cilat do të kontaktojnë Agjencinë Federale të Punësimit. Nëse nuk keni qenë më përpara në Gjermani ose keni qëndruar atje për një kohë të shkurtër, (me vizë turistike), punëdhënësi juaj i ardhshëm mund të shkojë drejtpërdrejt tek Agjencia Federale e Punësimit. Pasi aplikimi juaj të pranohet dhe miratohet nga Agjencia Federale e Punësimit, punëdhënësi juaj duhet t’ju ofrojë një kontratë për aftësim profesional, e cila quhet “Ausbildungsvertrag”, ku paga minimale mujore bruto është 800.00€ ose në shumën që përcaktohet në “Arbeitsmarktzulassung”-un tuaj. Ju lutemi të siguroheni që ta lexoni kontratën me kujdes përpara se ta pranoni.
Kërkesat mund të ndryshojnë. Ju lutemi të siguroheni që t’i referoheni gjithmonë faqes së internetit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë për informacionet më të fundit.
Kontrata duhet të përmbajë këto të dhëna: emrin e punëdhënësit dhe të punonjësit; kompaninë; adresën; personin e kontaktit; datën e hyrjes në fuqi të kontratës; paga bruto; orarin e punës; periudhën e pushimeve; shërbimet e veçanta, etj.
Pas pranimit të miratimit të quajtur “Arbeitsmarktzulassung” nga Agjencia Federale e Punësimit, punëdhënësi juaj duhet t’ju dërgojë kontratën origjinale dhe dokumentin “Arbeitsmarktzulassung”.
Të gjitha informacionet lidhur me procedurat dhe kërkesat e vizës mund të merren pa pagesë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Hapi i radhës është të lini një takim me Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë përmes sistemit në internet për “vizë kombëtare”. Për më shumë informacione lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentet që ju duhen, ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare të internetit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë: http://www.pristina.diplo.de/.
Pas lënies së takimit për vizën, ju duhet të përgatisni të gjitha dokumentet e përmendura më sipër, të cilat janë të nevojshme për aplikimin për vizë. Ju këshillojmë të përgatiteni për një intervistë. Ju duhet të dini se ku do të jetoni, studioni dhe punoni në Gjermani dhe duhet të jeni në gjendje të jepni më shumë informacione lidhur me qëndrimin tuaj, etj. Ju lutemi të vizitoni faqen e internetit të Ambasadës Gjermane për dokumetnet që duhet të sillni me vete ditën e takimit.
Faqe te tjera
Seminaret dhe trajnimet në Gjermani janë një mundësi e mirë për t’u arsimuar më tej. Pavarësisht nëse keni përfunduar studimet apo jeni të punësuar tashmë, trajnimet apo seminaret ju ndihmojnë të fitoni shprehi të reja dhe të rrisni mundësitë për përparimin në karrierë. Trajnimet mund të zgjasin deri në disa javë dhe ndonjëherë financohen nga punëdhënësi juaj, organizata pritëse ose nga ju vetë.
Së pari, duhet të jeni tepër të motivuar për të jetuar dhe studiuar në Gjermani dhe duhet të angazhoheni plotësisht gjatë gjithë procesit dhe procedurave ligjore.
Trajnimet dhe seminaret ofrohen nga institucione të ndryshme në Gjermani. Ju duhet të vendosni për drejtimin që dëshironi të marrë karriera juaj profesionale.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen:
Make it in Germany: http://www.make-it-in-germany.com/en/for-qualified-professionals/training-learning/further-training
Kontrolloni kompani të ndryshme, institucione akademike apo qeveritare dhe shihni nëse ato ofrojnë trajnime apo seminare që mund t’ju ndihmojnë për të përparuar në karrierë. Shihni faqet e internetit dhe kërkesat për trajnimet e ofruara dhe filloni të përgatisni aplikimin.
Ju lutemi të vizitoni faqet e mëposhtme për trajnime dhe seminare të ndryshme:
Kjo listë nuk është shteruese, por ju jep një ide të përgjithshme lidhur me ofertat e disponueshme.
Nëse gjeni ndonjë trajnim që ju përshtatet, duhet të filloni të përgatisni aplikimin. Në përgjithësi, në aplikimin tuaj duhet të përfshihen:
Përpara dorëzimit të aplikimit, gjithmonë përshtateni CV-në tuaj sipas kërkesave të secilit programit. Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen: Europass.
Trajnimet mund të financohen nga punëdhënësi juaj apo nga organizata pritëse. Në shumë raste, do t’ju duhet të paguani një tarifë për trajnime të ndryshme dhe të përballoni vetë kostot e akomodimit dhe ushqimit.
Kërkoni në qytetin tuaj për kurse të gjuhës gjermane, me qëllim që t’i ndiqni ato. Në varësi të kërkesave të vendit të punës për të cilin po aplikoni, duhet të keni njëfarë niveli në gjuhën gjermane. Kurset e gjuhës ku mund të merrni pjesë janë të shumta, megjithatë ato duhet të njihen nga autoritetet gjermane. Certifikatat përfundimtare të gjuhës duhet të lëshohen ose nga Instituti “Goethe” (Sprachlernzentrum), ose nga Instituti Kulturor i Austrisë (ÖSD). Për shembull, Deutsche Welle ofron kurse gjuhe falas në faqen e saj në internet, por provimin përfundimtar duhet ta kryeni në njërin prej institucioneve të përmendura më sipër.
Për më shumë informacione lidhur me kurset e gjuhës dhe kërkesa të tjera, vizitoni faqet e mëposhtme të internetit:
Hapi i radhës është të lini një takim me Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë përmes sistemit në internet. Për më shumë informacione lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentet që ju duhen, ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare të internetit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë: http://www.pristina.diplo.de/
Mbani parasysh: Të gjitha informacionet lidhur me procedurat dhe kërkesat e vizës mund të merren pa pagesë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Pas lënies së takimit për vizën, ju duhet të përgatisni të gjitha dokumentet e përmendura më sipër, të cilat janë të nevojshme për aplikimin për vizë. Ju këshillojmë të përgatiteni për t’u përgjigjur pyetjeve lidhur me qëllimin e qëndrimit tuaj në Gjermani. Ju duhet të dini se ku do të qëndroni në Gjermani dhe duhet të jeni në gjendje të ofroni më shumë informata lidhur me qëndrimin tuaj, etj.
Përpara dorzimit të dokumenteve, këshilltarët e DIMAK-ut mund të verifikojnë edhe një herë nëse keni paraqitur dokumentet e kërkuara në pajtim me kërkesat e Ambasadës së Gjermanisë.
"Make it in Germany - Migration Support Centre" (free of charge) helps you with various services in your search for work: +49 228 713 1313, or: zav@arbeitsagentur.de; Website: http://www.make-it-in-germany.com/en