• Regjistrohu
  • Kyçu
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Ballina
  • Shërbimet

    • Punëkërkues
    • Punëdhenës
    • Qendra për aftësim profesional
    • Migrimi
    • Ofrimi i shërbimeve për punëkërkuesit
  • Shpalljet
  • Dokumentet
    • Dokumente
    • Publikime
    • Legjislacioni primar
    • Legjislacioni sekondar
    • Formularë
    • Konkurse
    • Broshura
  • Lajmet
  • Rreth agjencisë

    • Rreth agjencisë
    • Departamentet
    • Zyrat e punësimit
  • Kontakti
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Regjistrohu
    • Regjistrohu si Punëkërkues
    • Regjistrohu si Punëdhënës
  • Kyçu
  • Ballina
  • Shërbimet
    • Punëkerkues
      • Zona e Pritjes
      • Regjistrimi
      • Ndermjetesimi ne punë
      • Këshillimi në karrierë
      • Ofrimi i shërbimeve për punëkërkuesit
    • Punëdhenës
      • Promovimi i shërbimeve
      • Zona e Pritjes
      • Shërbimet nga Këshilltari/ja
      • Ofrimi i shërbimeve për punëdhënësin
    • Qendra për aftësim profesional
      • Regjioni i Prishtinës
      • Regjioni i Prizrenit
      • Regjioni i Pejës
      • Regjioni i Mitrovicës
      • Regjioni i Gjilanit
      • Regjioni i Gjakovës
      • Regjioni i Ferizajit
    • Migrimi
      • Migrimi për Qëllime Punësimi
      • Punësohu në Gjermani
      • Përfshiu
      • Jetesa jashtë vendit
      • Studimi në Gjermani
      • Trajnimi dhe Zhvillimi Profesional
      • Broshura
  • Shpalljet
  • Dokumentet
    • Dokumente
    • Publikime
    • Legjislacioni primar
    • Legjislacioni sekondar
    • Formularë
    • Konkurse
    • Broshura
  • Lajmet
  • Rreth agjencisë
    • Drejtori i Pergjithshem
    • Bordi
    • Struktura Organizative
    • Departamentet
      • Departamenti për Tregun e Punës
      • Departamenti Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
      • Departamenti për Aftësim Profesional
    • Zyrat e punësimit
      • Rreth zyrave të Punësimit
      • Lokacionet e Zyrave
    • Konkurse
    • Broshura
  • Kontakti

Punëkërkues

  • Zona e Pritjes
  • Regjistrimi
  • Këshillim për Punë
  • Këshillimi intensiv
  • Ofrimi i shërbimeve për punëkërkuesit

Punëdhënës

  • Promovimi i shërbimeve
  • Ofrimi i Shërbimeve
  • Shërbimet nga Këshilltari/ja
  • Ofrimi i shërbimeve për punëdhënësin

Qendra për aftësim profesional

  • Regjioni i Prishtinës
  • Regjioni i Prizrenit
  • Regjioni i Pejës
  • Regjioni i Mitrovicës
  • Regjioni i Gjilanit
  • Regjioni i Gjakovës
  • Regjioni i Ferizajit

Migrimi

  • Migrimi për Qëllime Punësimi
  • Punësohu në Gjermani
  • Përfshirja
  • Jetesa jashtë vendit
  • Studimi në Gjermani
  • Trajnimi dhe Zhvillimi Profesional
  • Broshura

Një udhëzues hap pas hapi se si të jetoni jashtë vendit!

  • Strehimi
  • Formalitetet e mbërritjes
  • Bashkimi familjar
  • Kursi i Gjuhës

Gjermania ofron një gamë të gjerë banesash tepër cilësore që jepen me qira. Shumë gjermanë parapëlqejnë të marrin me qira banesat e tyre në vend që t’i blejnë. Pasi të mbërrini në Gjermani, do t’ju jepen disa mundësi për të gjetur akomodim. Këtu ju paraqesin hapat më të rëndësishëm.

Informacione të përgjithshme

Gjetja e një apartamenti të përshtatshëm dhe për një kohë të gjatë, ndërkohë që jeni jashtë Gjermanisë, mund të jetë diçka e vështirë. Prandaj, ju rekomandojmë të kaloni ditët e para në një hostel apo hotel. Duke vepruar kështu, do të keni mundësi të shqyrtoni disa oferta për apartamente përpara se të merrni një vendim përfundimtar. Një dhomë në hotel kushton mesatarisht 90€ për natë. Tarifat e hosteleve janë mesatarisht 20 deri në 30€ për natë.

Në pjesën e gazetave që u dedikohet reklamave dhe në faqet e internetit të agjencive imobiliare mund të gjeni informacione lidhur me strehimin. Në varësi të vendndodhjes së apartamentit dy apo tri-dhomësh, nga ju mund të pritet të paguani diku midis 500 dhe 1,200€ në muaj. Për një dhomë studenti, nga ju pritet të paguani midis 300 dhe 500€.

Për më shumë informacione, ju lutemi të klikoni në këtë link:

  • ImmobilienScout: www.Immobilienscout.de
  • Make it in Germany: http://www.make-it-in-germany.com/de/fuer-fachkraefte/leben/wohnen#die-wohnungssuche
  • DAAD: https://www.daad.de/deutschland/nach-deutschland/bewerbung/en/6222-finding-accommodation/
  • Study in DE: https://www.study-in.de/en/plan-your-stay/accommodation/finding-accommodation_26611.php
  • Meine Stadt: www.meinestadt.de

Marrëveshjet e qirave në Gjermani duhet të realizohen me shkrim. Në marrëveshjen e qirasë specifikohet shuma e qirasë, kostot shtesë dhe të gjitha çështjet e tjera ligjore që kanë të bëjnë me marrjen me qira të apartamentit.

Duhet të pyesni qiradhënësin nëse ju duhet të regjistroheni te zyra e shërbimeve komunale (ujë dhe energji elektrike) dhe se cilin ofrues shërbimi ju rekomandon.

Kushdo që jeton në Gjermani duhet të regjistrohet te autoritetet lokale. Ju duhet të regjistroheni brenda javës së parë pas mbërritjes. Adresa e zyrës përkatëse të regjistrimit mund të gjendet në faqen e internetit të qytetit tuaj të ri.

Gjëra të tjera që duhet të keni parasysh

Në pjesë më të madhe të rasteve, ju duhet të merreni me shërbimet e telefonisë, internetit dhe televizionit. Gjermania ka një shumëllojshmëri ofruesish të shërbimeve të telekomunikimit. Ia vlen t’i krahasoni këta ofrues shërbimesh dhe më pas të merrni një vendim. Meqenëse mund të duhen disa javë derisa të lidhet linja e internetit apo e telefonit, ju duhet të kontaktoni me ofruesin e shërbimit përpara se të hyni në shtëpi.

Në Gjermani, duhet të paguani tarifa për përdorimin e radios, televizionit dhe internetit (Rundfunkbeitrag). Prandaj, duhet të regjistroheni te zyra gjermane e licencimit. Ju mund të regjistroheni në internet në faqen:

Rundfunkbeitrag: https://www.rundfunkbeitrag.de/

Mos harroni të vendosni emrin tuaj në kutinë e postës dhe në derë. Nëse emri juaj nuk është në kutinë e postës, nuk do të merrni asnjë send të dërguar me postë.
Sapo të jeni rehatuar, mund të mendoni të prezantoheni me fqinjët tuaj të rinj. Kjo nuk është e detyrueshme, por është mënyrë e mirë për të lënë përshtypje të mira dhe për t’u njohur më me lehtësi me njerëz të rinj.
Në Gjermani, ne kemi ato që quhen “orë të qeta”. Kjo do të thotë se midis orës 10 të natës dhe 6 të mëngjesit, nuk duhet të bëni zhurmë. Pra gjatë këtyre orëve duhet të mos e ngrini volumin e muzikës dhe të shmangni p.sh. pastrimin e shtëpisë me fshesë me korrent apo të lani rrobat me makinë larëse.

Nëse keni kafshë shtëpiake, p.sh. qenë ose mace, duhet të merrni paraprakisht lejen e qiradhënësit lidhur me atë nëse ju lejohet t’i mbani në apartamentin tuaj të ri apo jo.
Gjermania është kampione kur vjen fjala te ndarja e mbetjeve. Përgatituni të ndani mbetjet dhe t’i ti ndani ato në këto tri kategori: blu, të verdhë e të zinj. Kjo ndarje ndihmon në klasifikimin e mbetjeve për qëllime riciklimi, gjë që i shërben edhe mjedisit.

IMAK-u ofron trajnime me temë “Të jetosh dhe të punosh në Gjermani”, në të cilin do të mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme. Nëse dëshironi të merrni pjesë në trajnim, ju lutemi të na kontaktoni përmes facebook-ut, telefonit apo postës elektronike.

"Make it in Germany - Migration Support Centre" (free of charge) helps you with various services in your search for work: +49 228 713 1313, or: zav@arbeitsagentur.de;
Website: http://www.make-it-in-germany.com/en

Mirë se vini në vendin tuaj të ri të banimit në Gjermani. Përpara se të filloni të zbuloni Gjermaninë dhe kulturën e këtij vendi, duhet të bëni edhe disa gjëra të vogla. Ju duhet të kujdeseni për disa formalitete pas mbërritjes, me qëllim që të shijoni të gjitha të drejtat si banor i Gjermanisë. Këtu, do t’ju shpjegojmë mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.

Në Gjermani, duhet të regjistroheni në zyrën e regjistrimit të banorëve (Einwohnermeldeamt) sa herë që ndërroni shtëpi. Këtë duhet ta bëni brenda javës së parë pas mbërritjes. Duhet të keni një certifikatë “Meldebescheinigung” për regjistrimin e lejes së qëndrimit.
Kur ishit në vendin tuaj të origjinës, ju aplikuat për vizë për të udhëtuar në Gjermani. Pas mbërritjes në Gjermani, nga ju kërkohet që të merrni një leje qëndrimi me qëllim që të qëndroni në vend për çfarëdo kohëzgjatjeje. Për ta marrë këtë leje, duhet të regjistroheni te autoriteti lokal i regjistrimit të shtetasve të huaj brenda tre muajsh pas mbërritjes suaj në Gjermani.

Për t’u regjistruar me sukses në zyrën e banorëve si shtetas i huaj, duhet të keni këto dokumente:

  • pasaportën dhe vizën, nëse kërkohet
  • Meldebescheinigung
  • pasaportën biometrike me foto
  • certifikatën e regjistrimit, që lëshohet nga universiteti/punëdhënësi, etj.
  • dëshminë se keni fonde të mjaftueshme për përballimin e jetesës (dëshmi për burime financiare)
  • sigurimet shëndetësore

Sigurohuni të vizitoni faqen e internetit të zyrës së regjistrimit të banorëve në qytetin ku po qëndroni, për të mësuar më shumë lidhur me dokumentet që ju duhen për rastin tuaj.

Leja e qëndrimit për qëllime studimi, për shembull, lëshohet gjithmonë për një periudhë dyvjeçare. Kërkesa për shtyrjen e afatit të kësaj lejeje duhet të paraqitet shumë kohë përpara datës së skadimit të lejes.

Mbani parasysh: Sigurohuni të kontrolloni datën e lejes së qëndrimit dhe kujdesuni të bëni zgjatjen e afatit nëse është e nevojshme.

Gjithashtu, duhet të merrni parasysh edhe pjesëmarrjen në ndonjë kurs integrimi dhe gjuhe. Kurset e integrimit në Gjermani do t’ju japin ju dhe të sapoardhurve të tjerë mundësinë për të mësuar gjermanisht, për t’u njohur me Gjermaninë dhe historinë e saj, si dhe për të bërë shumë gjëra të tjera. Krahas kësaj, do t’ju jepet mundësia të takoheni me njerëz të rinj që vijnë nga e gjithë bota dhe që u përkasin kulturave të ndryshme. Pas marrjes së lejes së qëndrimit nga zyra e regjistrimit të shtetasve të huaj, ju do të informoheni lidhur me atë nëse ju lejohet apo ju kërkohet të merrni pjesë në kursin e integrimit në qytetin e ri ku po qëndroni.

Për më shumë informacione, ju lutemi të klikoni në këtë link: www.bamf.de.

Në Gjermani, duhet të hapni një llogari bankare për të paguar thjesht dhe shpejt për shërbime dhe gjëra të tilla si qiraja. Kjo është arsyeja pse duhet të hapni sa më parë një llogari rrjedhëse në një bankë në Gjermani.

Studentët duhet të kenë një llogari bankare gjermane, meqenëse kjo është kërkesë e caktuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, përveç nëse studimet financohen nga një palë e tretë. Në këtë rast, ju mund të hapni një llogari bankare pasi të mbërrini në Gjermani.

Për më shumë informacione, ju lutemi të vizitoni faqen: Make it in Germany.
Kur të mbërrini për herë të parë në Gjermani, disa gjëra mund t’ju duken të çuditshme ose të pazakonta. Ndoshta, mund t’ju bëjë dobi të kërkoni këshillim profesional dhe personal dhe të kërkoni ndihmë gjatë përballjes me disa prej sfidave të jetës së përditshme. Këtu mund të gjeni zyrën më të afërt të shërbimit të këshillimit për emigrantët:

  • "Make it in Germany - Migration Support Centre" (free of charge) helps you with various services in your search for work: +49 228 713 1313, or: zav@arbeitsagentur.de;
  • Website: http://www.make-it-in-germany.com/en
  • BAMF: www.bamf.de.

DIMAK-u ofron trajnime me temë “Të jetosh dhe të punosh në Gjermani”, në të cilin do të mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme.

Çfarë është “bashkimi familjar”? Koncepti i “bashkimit familjar” ju mundëson të krijoni ose ruani bashkësinë familjare në një vend tjetër veç atij të origjinës. Nëse jeni pjesëtar i familjes së një të huaji në Gjermani, mund t’ju lëshohet një titull qëndrimi për qëllime të bashkimit familjar. Për këtë, kërkohet që pjesëtari i familjes të ketë në posedim një titull qëndrimi, të ketë hapësirë të mjaftueshme jetike dhe një burim të siguruar të ardhurash për përballimin e jetesës. Në përgjithësi, kushtet për bashkimin familjar varen nga statusi i qëndrimit të sponsorit dhe shkalla e lidhjes familjare me anëtarët e familjes që dëshirojnë t’i bashkohen atij/asaj.

Aplikimi

Për të aplikuar për bashkim familjar, bashkëshorti ose bashkëshortja juaj (dhe fëmijët) duhet të aplikojnë tek Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për një titull qëndrimi. Hapi i radhës është të lini një takim përmes internetit me Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Për më shumë informacione lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentet që ju duhen, ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare të internetit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë: http://www.pristina.diplo.de/. http://www.pristina.diplo.de/

Pasi të mbërrijnë në Gjermani pjesëtarët e familjes suaj, ju duhet t’i regjistroni ata te zyra e regjistrimit të banorëve dhe te autoriteti kompetent i migrimit në qytetin ku qëndroni.
Sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet e nevojshme për ta regjistruar familjen tuaj në Gjermani. Në këto dokumente bëjnë pjesë:

  • kopjet e pasaportave
  • certifikatat e lindjes
  • certifikatat e martesës
  • certifikatat e pagës dhe ato tatimore
  • dëshminë se jeni qiramarrës
  • dokumente të tjera në varësi të rrethanave specifike familjare

Për më shumë informacione, ju lutemi të vizitoni këto faqe:

  • BAMF
  • Pristina VISA
Formalitete të tjera

Ju këshillojmë që bashkëshorti apo bashkëshortja juaj të fillojë të mësojë apo të përmirësojë njohuritë e gjuhës gjermane të tij/saj, në harmoni me kërkesat për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikoni. Për bashkimin familjar, kërkohet një njohje bazë e gjuhës gjermane (niveli A1). Kurset e gjuhës ku mund të merrni pjesë janë të shumta, megjithatë ato duhet të njihen nga autoritetet gjermane. Certifikatat përfundimtare të gjuhës duhet të lëshohen apo miratohen ose nga Instituti “Gëte” (Sprachlernzentrum) në Kosovë, ose nga Instituti Kulturor i Austrisë (ÖSD). Për shembull, Deutsche Welle ofron kurse gjuhe falas në faqen e saj në internet, por provimin duhet ta kryeni në njërin prej institucioneve të përmendura më sipër.

Për më shumë informacione lidhur me kurset e gjuhës dhe kërkesa të tjera, vizitoni faqet e mëposhtme të internetit:

  • Deutsche Welle
  • Make it in Germany
  • ÖSD
  • SLZ

Ju lutemi të vini re: Nëse jeni bartës të një Karte Blu të BE-së, ose punoni në Gjermani si person me kualifikim të lartë, hulumtues apo jeni i vetëpunësuar dhe ishit martuar përpara se të shpërnguleshit për në Gjermani, bashkëshortja juaj nuk ka nevojë të ketë njohuri të gjuhës gjermane për të aplikuar për leje qëndrimi për qëllime të bashkimit familjar.

Për më shumë informacione, ju lutemi të klikoni ketu.

Pas regjistrimit me sukses në Gjermani, bashkëshorti apo bashkëshortja juaj ka të drejtë të punojë pa kurrfarë kufizimi.
Kur të mbërrini për herë të parë në Gjermani, disa gjëra mund t’ju duken të çuditshme ose të pazakonta. Ndoshta, mund t’ju bëjë dobi të kërkoni këshillim profesional dhe personal dhe të kërkoni ndihmë gjatë përballjes me disa prej sfidave të jetës së përditshme.

DIMAK-u ofron trajnime me temë “Të jetosh dhe të punosh në Gjermani”, në të cilin do të mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme.

"Make it in Germany - Migration Support Centre" (free of charge) helps you with various services in your search for work: +49 228 713 1313, or: zav@arbeitsagentur.de;

  • Website: http://www.make-it-in-germany.com/en
  • BAMF: http://www.bamf.de

Çfarë janë kurset e integrimit? Kurset e integrimit në Gjermani do t’ju japin ju dhe të sapoardhurve të tjerë mundësinë për të mësuar gjermanisht, për t’u njohur me Gjermaninë dhe historinë e saj, si dhe me shumë gjëra të tjera. Krahas kësaj, do t’ju jepet mundësia të takoheni me njerëz që vijnë nga e gjithë bota dhe që u përkasin kulturave të ndryshme.

Përgatitja

Kurset e integrimit janë kombinim i kursit të gjuhës dhe kursit të orientimit. Në to diskutohen çështje të përditshme të tilla si: vendi i punës, dalja për pazar, lajmet, radioja, etj. Pjesëmarrësit mësojnë si të merren me çështjet ligjore në zyrat administrative në Gjermani, si të shkruajnë postime elektronike dhe si të përgatiten për intervistat e punës. Do të mësoni shumë për Gjermaninë si vend dhe historinë, kulturën dhe politikën e këtij vendi. Kursi i integrimit përbëhet nga 600 orë mësime gjuhe dhe rreth 60 orë orientimi.

Pjesëmarrja

Pas marrjes së lejes së qëndrimit nga zyra e regjistrimit të shtetasve të huaj, ju do të informoheni lidhur me atë nëse ju lejohet apo ju kërkohet të merrni pjesë në kursin e integrimit në qytetin e ri ku po qëndroni.

  • Për më shumë informacione, ju lutemi të vizitoni faqen: www.bamf.de

Për të marrë pjesë në një kurs integrimi, duhet të keni një certifikatë që quhet “Berechtigungsschein”, e cila lëshohet nga zyra e regjistrimit të shtetasve të huaj. Me këtë certifikatë, ju mund të regjistroheni në kursin e integrimit. Zyra do t’ju japë edhe rekomandime lidhur me vendet ku mund të gjeni një kurs. Në raste të tjera, duhet të vizitoni edhe këtë faqe interneti:

  • http://webgis.bamf.de/BAMF/control

Nëse kërkohet prej juve të merrni pjesë në një kurs integrimi, ju duhet të merrni pjesë rregullisht në të dhe të kaloni provimin përfundimtar.
Pasi të gjeni një ofrues të përshtatshëm kursesh (Kurstraeger), do t’ju jepet ndihmë lidhur me të gjitha formalitetet dhe do të informoheni për orarin, etj.
Ndër të tjerash, ju jeni përgjegjës për të përcjellë dhe marrë pjesë në mësim në një mënyrë të përshtatshme. Kjo do të thotë se duhet të merrni pjesë në leksione rregullisht dhe të bëni provimin përfundimtar.

Gjëra të tjera që duhet të keni parasysh

Kurset e integrimit financohen nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë. Megjithatë, duhet të paguani 1.20€ për çdo orë mësimore.
Në fund të kursit të integrimit, ju duhet të bëni provimin përfundimtar dhe pas përfundimit me sukses, do t’ju jepet një certifikatë. Kjo “certifikatë e kursit të integrimit” do t’ju ndihmojë kur të parashtroni kërkesën për shtetësi gjermane në bazë të natyralizimit, pasi të keni jetuar në Gjermani për shtatë vjet e jo tetë vjet siç ndodh zakonisht.
Nëse kaloni provimin përfundimtar të kursit të integrimit brenda dy vjetësh, gjysma e kontributeve që keni paguar do t’ju rimbursohen.
Krahas kursit të integrimit, ju mund të merrni pjesë edhe në kursin “Gjermanishtja për vendin e punës” (Deutsch für den Beruf), i cili do t’ju ndihmojë të përmirësoni shprehitë në gjuhën gjermane dhe do t’ju mësojë fjalët që përdoren në vendin tuaj të punës.
Nëse keni fëmijë, mund të përdorni kurset e dizajnuara për të përmbushur nevojat e të rinjve dhe fëmijëve. Orët mësimore të gjermanishtes u ofrohen njerëzve të të gjitha moshave.

Kur të mbërrini për herë të parë në Gjermani, disa gjëra mund t’ju duken të çuditshme ose të pazakonta. Ndoshta mund t’ju bëjë dobi të kërkoni këshillim profesional dhe personal dhe të kërkoni ndihmë gjatë përballjes me disa prej sfidave të jetës së përditshme.
"Make it in Germany - Migration Support Centre" (free of charge) helps you with various services in your search for work: +49 228 713 1313, or: zav@arbeitsagentur.de;

  • Website: http://www.make-it-in-germany.com/en
  • Federal Office for Migration and Refugees: http://www.bamf.de/EN/Willkommen/DeutschLernen/deutschlernen-node.html
Rr. Tirana 10000, Prishtinë, Kosovë +383 38 200 262 62 aprk.info@rks-gov.net

Harta e faqes

Ballina Rreth agjencisë Departamentet Struktura Organizative Shërbimet Shpalljet
Dokumentet Migrimi Lajmet Kontakti Shërbimet
Qendra për aftësim profesional
  • Prishtinë
  • Prizreni
  • Pejë
  • Mitrovicë
  • Gjilan
  • Gjakovë
  • Ferizaj
Developed by PR Solutions