• Regjistrohu
  • Kyçu
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Ballina
  • Shërbimet

    • Punëkërkues
    • Punëdhenës
    • Qendra për aftësim profesional
    • Migrimi
    • Ofrimi i shërbimeve për punëkërkuesit
  • Shpalljet
  • Dokumentet
    • Dokumente
    • Publikime
    • Legjislacioni primar
    • Legjislacioni sekondar
    • Formularë
    • Konkurse
    • Broshura
  • Lajmet
  • Rreth agjencisë

    • Rreth agjencisë
    • Departamentet
    • Zyrat e punësimit
  • Kontakti
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Regjistrohu
    • Regjistrohu si Punëkërkues
    • Regjistrohu si Punëdhënës
  • Kyçu
  • Ballina
  • Shërbimet
    • Punëkerkues
      • Zona e Pritjes
      • Regjistrimi
      • Ndermjetesimi ne punë
      • Këshillimi në karrierë
      • Ofrimi i shërbimeve për punëkërkuesit
    • Punëdhenës
      • Promovimi i shërbimeve
      • Zona e Pritjes
      • Shërbimet nga Këshilltari/ja
      • Ofrimi i shërbimeve për punëdhënësin
    • Qendra për aftësim profesional
      • Regjioni i Prishtinës
      • Regjioni i Prizrenit
      • Regjioni i Pejës
      • Regjioni i Mitrovicës
      • Regjioni i Gjilanit
      • Regjioni i Gjakovës
      • Regjioni i Ferizajit
    • Migrimi
      • Migrimi për Qëllime Punësimi
      • Punësohu në Gjermani
      • Përfshiu
      • Jetesa jashtë vendit
      • Studimi në Gjermani
      • Trajnimi dhe Zhvillimi Profesional
      • Broshura
  • Shpalljet
  • Dokumentet
    • Dokumente
    • Publikime
    • Legjislacioni primar
    • Legjislacioni sekondar
    • Formularë
    • Konkurse
    • Broshura
  • Lajmet
  • Rreth agjencisë
    • Drejtori i Pergjithshem
    • Bordi
    • Struktura Organizative
    • Departamentet
      • Departamenti për Tregun e Punës
      • Departamenti Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
      • Departamenti për Aftësim Profesional
    • Zyrat e punësimit
      • Rreth zyrave të Punësimit
      • Lokacionet e Zyrave
    • Konkurse
    • Broshura
  • Kontakti

Punëkërkues

  • Zona e Pritjes
  • Regjistrimi
  • Këshillim për Punë
  • Këshillimi intensiv
  • Ofrimi i shërbimeve për punëkërkuesit

Punëdhënës

  • Promovimi i shërbimeve
  • Ofrimi i Shërbimeve
  • Shërbimet nga Këshilltari/ja
  • Ofrimi i shërbimeve për punëdhënësin

Qendra për aftësim profesional

  • Regjioni i Prishtinës
  • Regjioni i Prizrenit
  • Regjioni i Pejës
  • Regjioni i Mitrovicës
  • Regjioni i Gjilanit
  • Regjioni i Gjakovës
  • Regjioni i Ferizajit

Migrimi

  • Migrimi për Qëllime Punësimi
  • Punësohu në Gjermani
  • Përfshirja
  • Jetesa jashtë vendit
  • Studimi në Gjermani
  • Trajnimi dhe Zhvillimi Profesional
  • Broshura

Këshillimi për Punësim

Pasi këshilltari/ja kupton profilin e të papunësuarit, aftësitë dhe aspiratat për karrierë përmes intervistës për regjistrim, këshilltari/ja është në gjendje më të mirë për t’i rekomanduar punëkërkuesit vendet e lira të punës, të ofroj ndihmë në kërkim të punës dhe informata mbi tregun e punës

  • Ndërmjetësimi në punë
  • Ndihma në kërkim të punës
  • Informata për tregun e punës

Ndërmjetësimi në punë është shërbimi kryesor për të gjithë ofruesit e SHPP, të cilët synojnë që të ndihmojnë të papunësuarit për të gjetur punë dhe punëdhënësit për të gjetur fuqinë punëtore të përshtatshme për ta. Është një proces ku ZP ndërmjetësojnë papunësuarit më të përshtatshëm me vendet e lira në dispozicion.

Procesi tradicional i ndërmjetësimit në punë përbëhet nga (i) regjistrimi dhe renditja e vendeve të lira të punës nga punëdhënësit, (ii) mbledhja e informacionit nga punëkërkuesit individual, dhe (iii) përputhja në mes të kërkesave që dalin nga vendet e lira të punës dhe karakteristikave të punëkërkuesve. Por tani kjo bëhet në mënyrë automatike nga SIMP. SIMP bën përputhjen automatike në mes të konkursit i cili është përshkruar në SIMP dhe kompletuar nga këshilltari/ja ose nga punëdhënësi drejtpërdrejt në shërbime online, dhe profilit të papunësuarve të vendosur në SIMP.

Përputhja automatike mes përshkrimit të punës, profilit të papunësuarve, dhe punëkërkuesve bëhet në SIMP sipas kritereve të mëposhtme:

  1. Kualifikimi/niveli i arsimimit
  2. Profesioni/titulli (sipas ISCO-08
  3. Adresa e vendit të punë
  4. Eksperienca
  5. Sektori (sipas NACE)
  6. Paga (opcionale)

Përdorimi i kodeve të industrisë, si Klasifikimi Ndërkombëtar për Aktivitete Ekonomike (NACE), dhe kodet për profesione, si Klasifikimi Ndërkombëtar i Profesioneve (ISCO-08), lehtësojnë në mënyrë drastike procesin e përputhjes. Kodifikimi i aplikimeve dhe ofertave për punë me NACE dhe ISCO-08 bën profesionet (siç përshkruhet në konkurs dhe në profilin e të papunësuarit) dhe sektorët ekonomik të krahasueshëm.

Përdorimi i kodeve nace dhe ISSO-08 në SIMP

Kodet e aktiviteteve ekonomike (NACE) përcaktojnë aktivitetet e punëdhënësit, më saktësisht sektorin ose industrinë ku punëdhënësi është aktiv. Kur këshilltarët e punësimit kontaktohen nga punëdhënësit—ata marrin informatat bazike lidhur me punëdhënësit duke përfshirë aktivitetet kryesore të punëdhënësit dhe vendosin ato informata në SIMP. Po i njejti kod do të vendoset nga punëdhënësit të cilët përdorin shërbimet online gjatë regjistrimit. Po ashtu, gjatë përgatitjës së konkursit (gjatë takimit ose online) vendoset kodi i profesionit sipas ISCO-08 bashkë më kërkesat tjera të punëdhënësit siq janë kualifikimi ose përvoja e punës. Në mënyrë të ngjajshme gjatë regjistrimit të papunësuarit nga këshilltati/ja dhe punëkërkuesit online vendoset kodi i sektorit në të cilin i papunësuari ose punëkërkuesi ka punuar sipas kodit NACE dhe kodi i profesionit sipas ISCO-08. Bashkimi i këtyre kodeve mundëson përputhjen mes konkursit dhe profileve të papunësuarve dhe mundëson ndërmjetësimin në mënyrë efektive dhe efikase.

I papunësuari do të jetë më i motivuar dhe punëdhenesi më shumë i kënaqur me shërbimet e marra nga ZP nëse përputja mes profilit të papunësuarve dhe karakteristikat e kërkuara nga punëdhënesit është më i përsosur.

Detyra kryesore e këshilltarit/es është të siguroj ndërmjetësimin më të mirë për të dyja palët—punëdhënësit dhe të papunësuarit. Aftësia për të përshtatur kandidatët me vendet e lira të punës është kyçe për punën e SHPP. Këshilltarët i shfrytëzojnë informatat të cilat i grumbullojnë lidhur me klientin gjatë intervistës për regjistrim si dhe informatat lidhur me kërkesat e vendit të punës për të arritur deri te ndërmjetësimi më i mirë i mundshëm. Për këtë arsye këshilltari/ja duhet të shkoj përtej përputhjeve automatike për të ofruar një shërbim cilësor. Këshilltari/ ja duhet të shikoj se cilat janë detyrat kryesore të punës të definuara në konkurs, dhe/ose cilat janë kërkesat shtesë (aftësitë dhe njohuritë shtesë—p.sh. gjuhët, njohuritë e teknologjisë informative (TI), patent shoferi etj) dhe të krahasoj këto kërkesa me aftësi dhe të të papunësurave për t’u bërë përputhja adekuate. Në fund, këshilltari/ja duhet të prezantoj dhe diskutoj rezultatet e ndërmjetësimit, të kontrolloj interesimin dhe gatishmërinë e të papunësuarit për të aplikuar në ato vende pune që dalin nga përputhjet automatike dhe të inkurajoj atë që të aplikoj në vendet e lira të punës.

Asistenca në zhvillimin e aftësive për të kërkuar punë, ndihmon të papunësuarin dhe punëkërkuesin në përpjekjet e tij për të gjetur punë. Ndihma në kërkm të punës përbëhët nga:

  1. zhvillimi i teknikave për kërkim të punës,
  2. zhvillimi i aftësive të rrjetizimit, si dhe
  3. zhvillimi i aftësive për aplikim për punë si: plotësimi i një aplikacioni për punë (shkrimi i një CV-je) dhe ngritja e aftësive verbale të komunikimit me punëdhënësin gjatë intervistimit.

Ndihma në kërkim të punës është një shërbim thelbësor i punësimit. Për këtë arsye, këshilltari/ja duhet të ofrojë klientin me këshilla dhe udhëzime se ku mund t’i gjej konkurset për punë, si të filloj ta kontaktoj punëdhënësin dhe si të realizoj një intervistë për punë. Këshilltari/ja duhet të përshtat mbështetjen e tij/saj mbrenda këtyre fushave duke u bazuar në vlerësimin e nevojave të papunësuarit.

i. Teknikat për kërkim të punës

I papunësuari mund të shfrytëzoj metodat e mëposhtme për kërkim të vendit të lirë të punës:

  1. Përmes konkurseve të SHPP, nëpërmjet vizitës në ZP, dhe portalit të APRK;
  2. Portale pune nga ofruesit jopublik të shërbimeve të punësimit si: Kosova Job, Portal Pune, Duapune.com dhe faqet tjera të internetit si Telegrafi, etj.
  3. Mediat masive si gazetat ditore, radio, dhe televizion
  4. Panairet e punës (vetëm athere kur organizohen)
  5. Rrjetëzimi
  6. Rrjetet profesionale sociale si LinkedIn
  7. Qasja e drejtpërdrejt në biznese/tek punëdhënësit

Qasja e drejtpërdrejt në biznese/tek punëdhënësit nënkupton kur i papunësuari këshillohet të aplikoj drejtpërdrejt tek punëdhënësi. I papunësuari duhet t’i hulumtoj kontaktet dhe emrat e bizneseve që janë aktive në fushat me interes për kandidatin (për shembull në një zonë të caktuar gjeografike, në një industri specifike), të dërgoj CV-nënë ato biznese të cilat janë me interes për të, dhe të thërras punëdhënësin pas një apo dy ditësh për të zbuluar nëse e ka pranuar aplikacionin e tij. (Për më shumë informacione mbi këtë teknikë shih pikën ‘kontaktimi i punëdhënësit’).

i. Zhvillimi i aftësive të rrjetizimit

Një përqindje e madhe e vendeve të punës plotësohen përmes rrjetëzimit. Klienti duhet të këshillohet që të krijoj një listë të gjithë atyre që i njeh (ish-punëdhënësit, profesorët, kolegët, miqtë, fqinjët, kontaktet sociale, familjarët, miqtë nga fakulteti,etj ) dhe t’i njoftoj se është në kërkim të punës, t’ju dërgoj nga një kopje të CV-së, dhe gjithashtu të kërkoj nga ata që ta bëjnë shpërndarjen e CV-së së tij. Klienti njëkohësisht duhet të këshillohet që të rrisë kontaktet personale dhe profesionale gjatë kësaj periudhe për të rritur mundësitë e gjetjes së punës.

ii. Zhvillimi i aftësive për aplikim në punë

Përgatitja e Biografisë/CV-së: Qëllimi i përgjithshëm i CV-së është të paraqes një përmbledhje të arsimimit, kualifikimeve, aftësive, dhe njohurive të punëkërkuesit gjatë aplikimit për punë. CV-ja përdoret si një biografi profesionale e kandidatit gjatë komunikimit me punëdhënësin potencial. CV-ja krijon përshtypjen e parë tek punëdhënësi duke pasqyruar nëse kadidati posedon aftësitë dhe njohuritë e duhura për të kryer një punë të caktuar. CV-ja mund të shkruhet në mënyrë kronologjike ose sipas funksionit kështuqë këshilltari/ja duhet të ia përshtasë formatin situatës së klientit.

  1. CV-ja me përmbledhje kronologjike renditë historinë e punës dhe kualifikimet e kandidatit, duke filluar nga pozita dhe kualifikimi më i fundit. Kjo është forma më e zakonshme e CV-së. Punëdhënësit zakonisht preferojnë këtë lloj të CV-së për shkak se është më lehtë për të parë se çfarë pune kandidati ka kryer dhe kohëzgjatjen e çdo pozitës. Por kjo CV është e përshtatshme për punëkërkuesin i cili ka përvojë të gjërë të punës dhe nuk ka shkëputje ndërmjet angazhimeve të ndryshme. Një shembull i kësaj CV-je mund të printohet nga SIMP
  2. CV-ja me përmbledhje funksionale është një dokument tjetër biografie në të cilin të dhënat profesionale organizohen sipas aftësive të kandidatit. Kjo CV është e përshtatshme për punëkërkuesin kur përvoja e tij e punës dhe arsimimi nuk përputhen plotësisht me kërkesat e punës, ose kur punëkërkuesi nuk ka përvojë pune të mjaftueshme. Kjo CV veçanërisht është e përshtatshme për ata që hyjnë në tregun e punës për herë të parë, kërkojnë të ndryshojnë karrierën ose ri-hyjnë në tregun e punës pas një mungese të gjatë. CV-ja sipas përmbledhjes funksionale paraqet dhe thekson kualifikimet, njohuritë dhe aftësitë e punëkërkuesit që kërkohet në konkurs. Përparësia e kësaj CV-je është se ia mundëson punëkërkuesit të demonstrojë saktësisht aftësitë që punëdhënësi kërkon. Një shembull i CV-së sipas përmbledhjës funksionale është paraqitur në shtojcën 2.

Si pjesë e shërbimeve kryesore e ndihmës në kërkim të punës, këshilltari/ja duhet t’i ofroj këshilla dhe udhëzime kanditatit në shkruarjen ose përshtatjën e CV-së dhe letër motivimit, dhe aplikimin për punë. Hulumtimi i punëdhënësit dhe pozitës së shpallur është e domosdoshme kur bëhet përshtatja e CV-së apo letrës së motivimit. Studimet tregojnë se punëdhënësi mesatarisht shpenzon rreth 45 sekonda në shqyrtimin fillestar të një CV-je para se të vendos nëse do të shikoj më shumë apo deri në fund CV-në e kandidatit. Në mënyrë që të rritet mundësia për të qenë i zgjedhur për shqyrtim të mëtejshëm, përshtatja ose hartimi i CV-së sipas nevojave të punëdhënësit është e domosdoshme. Sa më shumë punëkërkuesit ose këshilltarët kanë njohuri rreth biznesit, industrisë, dhe pozitës, aq më mirë do ta bëjnë përshtatjen e CV-së. Po ashtu duke përfshirë fjalët kyçe në CV të marra nga përshkrimi i punës rrisin mundësinë që punëdhënësi të bëhet më i interesuar në profilin e punëkërkuesit

Disa udhëzime për këshilltarin/en CV-ja duhet të jetë konciz i përmbledhur maksimum në dy-tre faqe. CV-ja nuk duhet të jetë e ngarkuar shumë. Titujt e punës duhet të theksohen me shkronja të theksuara. Informatat e kontaktit të punëkërkuesit dhe informacionet më të rëndësishme duhet të vendosen në krye të faqes së CV-së. Duhet të përfshihen të dyja - detyrat dhe arritjet - në pjesën e përvojës profesionale. Sa më shumë që është e mundur përgjegjësitë dhe arritjet të përcaktohen me numër (p.sh. numri i klientëve të shërbyer, apo numri i personelit ose shuma e buxhetit të menaxhuar etj.)

Përgatitja e letër Motivimi-t: Këshilltari/ja do të ndihmoj të papunësuarin në hartimin e letër motivimit për të prezantuar CV-ën tek punëdhënësi potencial. Letra motivuese duhet të theksoj interesimin e kandidatit duke shpjeguar arsyet pse është i përshtatshëm për atë vend pune. Përmbajtja dhe udhëzimet për këshilltarin/en në lidhje me letër motivuese janë paraqitur në tabelën më poshtë.

Tabela 2: Përmbajtja e letër motivimit dhe udhëzime për këshilltarin/en

Korniza Përmbajtja Udhëzime për këshilltarin/en
Hyrje
  • Thekson arsyen e shkrimit të letrës
  • Titullin e pozitës ose vendin e i punës për të cilin punëkërkuesi apliko
  • Burimin e informatës në lidhje me konkursin apo punëdhënësin
  • Bëje përshtatjen e letër motivimi-t sipas vendit të lirë të punës
  • Letra duhet t’i drejtohet një individi të veçantë nëse është e mundur, ose t’i drejtohet biznesit
  • Përdor gjuhë të thjeshtë, të drejtpërdrejt dhe pa gabime gramatikore.
  • Gjatë letrës përdor shprehjen/ vetën e parë ‘Unë’
  • Sigurohu që letra është e nënshkruar
Përmbajtja e letrës
  • Shpjegon arsyet pse kandidati është i interesuar për të punuar në atë vend pune
  • Paraqet kualifikimet e kandidatit (duke përfshirë arsimimin, përvojën e punës dhe aftësitë personale)
  • Përshkruan arritjet që lidhen me pozitën e punës
  • Referon lexuesin në CV-në e cila i është bashkangjitur letër motivimit
Mbyllje
  • Tregon gatishmërinë e punëkërkuesit për informata shtesë apo për intervistë
  • Shpreh mirënjohjen për kohën dhe konsideratën

Mos haroni që CV-ja nuk është e nevojshme gjithmonë për të hyrë në punë. Për disa vende pune (për shembull, shoferët e kamionëve) punëkërkuesi nuk ka nevojë për CV, në të kundërtën punëdhënësi mund të mendoj se punëkërkuesi nuk e ka kuptuar punën.

Kontaktimi i punëdhënësit: Punëkërkuesi mund të shfaq dëshirën të kontaktoj punëdhënësin për të aplikuar për një vend pune. Punëdhënësi mund të kontaktohet përmes e-mailit, telefonit apo personalisht.

Kontaktimi me letër ose e-mail: Kur i papunësuari e kontakton punëdhënësin përmes letrës ose emailit, ai duhet të theksoj: vendin e punës dhe aftësitë e tij për të kryer këtë punë (nëse kontakton drejpërdreht pa ndonjë konkurs pune atëherë duhet të përmenden llojet e punës që i papunësuari ka aftësi për të kryer); ku ka mësuar për punëdhënësin; përvojën dhe kualifikimet e tij; dëshirën për t’u takuar apo intervistuar; dhe, mënyrat si mund të kontaktohet nga punëdhënësi. Letra ose e-mail duhet të përfundoj me një shprehje falenderimi dhe të jetë e nënshkruar nga punëkërkuesi. Duhet të sigurohet që letra nuk ka gabime gramatikore dhe drejtshkrimore. Letra nuk duhet të jetë më shumë se një faqe e gjatë dhe duhet të lexohet lehtë. Një kopje e CV-së së punëkërkuesit duhet t’i bashkangjitet kësaj letre ose e-mailit.

Kontaktimi me telefon: Kur i papunësuari e kontakton punëdhënësin me telefon ai duhet të prezantoj veten, shkurtimisht të njoftoj për qëllimin e thirrjes, dhe të pyes për ndonjë vend të lirë pune ose ta paraqesë vetën për vendet e lira që mund të hapen në të ardhmen. Rekomandohet që thirrja të bëhet nga një ambient i qetë. I papunësuari duhet të flas në mënyrë të qartë, të dëgjoj me kujdes punëdhënësin, dhe të jetë i gatshëm të marrë shënime gjatë bisedës.

Kontaktimi personal i punëdhësit: Kur i papunësuari e kontakton punëdhënësin pa një takim të caktuar, punëkërkuesi duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë – nga pamundësia e ardhjes në kontakt me punëdhënësin deri te intervista për një vend pune; nga një takim formal dhe të gjatë deri te një takim të rastësishëm apo të shkurtër. Disa detaje të takimit me punëdhënësin janë paraqitur më poshtë.

Përgatitja për intervistë pune: Më poshtë janë disa udhëzime që këshilltari/ja mund t’i ofroj të papunësuarit kur ai ka një takim të caktuar me punëdhënësin:

Para intervistës të lexoj me kujdes karakteristikat e vendit të punës dhe kërkesat nga konkursitë identifikoj karakteristikat dhe/ose përvojat që i demonstrojnë punëdhënësit se kandidati është personi i duhur për atë vend pune; të hulumtoj biznesin/punëdhënësin duke e shikuar faqen zyrtare të internetit të biznesit ose duke bërë kërkime tjera në internet dhe duke pyetur persona tjerë që janë dijeni për punëdhësin; të planifikoj parapraksisht kohëzgjatjen e udhëtimit për në vendin ku do të mbahet intervista që mos të vonohet në intervistë; të marr me vete një stilolaps, letër të zbrazët dhe një kopje të shpalljës së konkursit, CV-në dhe letër motivimin; dhe të ushtroj paraprakisht pyetjet e mundshme që mund të shfaqen gjatë intervistës. Pyetje të mundshme janë paraqitur në shtojcën 3.

Gjatë intervistës të vishet mirë; të flas me besim dhe me edukatë; të paraqitet i hapur dhe pozitiv; të përshëndes personin që do ta takoj dhe t’i drejtohet në emër (në qoftë se ia di emrin); gjatë takimit të mbaj kontaktin me sy; të deklaroj qëllimin e takimit; të jetë sa më i relaksuar që është e mundur; nëse dikush e ka referuar tek punëdhënësi në fjalë të përmend emrin e personit; të lejoj punëdhënësin të drejtoj takimin: për shembull, të lejoj atë të bëj pyetje; të falenderoj personin me të cilin është takuar dhe të sigurohet se si do të informohet nëse e ka kaluar me sukses intërvistën etj. Gjatë intervistës është e rëndësishme që punëkërkuesi të flas pozitivisht për veten e tij duke theksuar përvojën, aftësitë dhe shkathtësitë. Edhe përvojat negative mund të jenë një mundësi për të shpjeguar se si situatat e vështira janë trajtuar, tejkaluar, dhe për të treguar aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Gjatë takimit me punëdhënesin kur i papunësuari takohet pa ndonjë konkurs pune, nëse punëdhënësi e njofton atë se nuk ka të hapur ndonjë vend të punës, atëherë ai duhet të pyes nëse mund të plotësoj ndonjë aplikacion apo të lë CV-në për vendet e lira që mund të hapen në të ardhmen. Për më tepër se çka duhet dhe çka nuk duhet të bëj i papunësuari kur takohet me punëdhënësin janë të shënuara në tabelën më poshtë

Tabela 3:Çka duhet dhe çka nuk duhet të bëj i papunësuari kur takohet me punëdhënësin

Çka duhet të bëj i papunësuari Çka nuk duhet të bëj i papunësuari
  • Të jetë i ndershëm dhe i sjellshëm
  • Të prezantoj qëllimin e tij në mënyrë të qartë
  • Të jetë i qartë gjatë bisedës
  • Të prezantoj veten në mënyrë pozitive
  • Të mundohet të bëj punëdhënësin të ndihet keq për të
  • Të flas për veten në mënyrë negative
  • Të diskutoj problemet personale
  • Të thotë ndonjë gjë negative për ish-punëdhënësin

Një tjetër funksion thelbësor i një këshilltari/eje është që të siguroj informata të tregut të punës për të papunësuarin dhe punëkërkuesin e regjistruar. Përmes këtij shërbimi i papunësuari mëson në lidhje me trendet lokale, rajonale dhe kombëtare të tregut të punës, gjendjen e punësimit në këto lokalitete dhe karakteristikat e kërkesës për punë, cilat vende pune më së shumti kërkohen dhe kualifikimet e nevojshme për aplikim, dhe kushtet e përgjithshme të punës. Është pikërisht ky grup i klientëve që duhet t’i ofrohet ky shërbim meqenëse janë të arsimuar më mirë dhe janë të aftë për të absorbuar dhe përdorur këto informacione.

Ky funksion kryhet drejpërdrejt nga këshilltari nën mbështetjen e njësisë së analizës të tregut të punës në kuadër të APRK/MPMS-së. Edhe pse njësia e analizës së tregut të punës në kuadër të APRK/MPMS përgatit informacionet e rregullta të tregut të punës, analizat dhe raportet për tregun e punës,—këshilltari/ja është përgjegjës ta dijë se çfarë është duke ndodhur në tregjet lokale apo rajonale; cilët sektorë janë në rritje apo në rënie; cilat janë segmentet kryesore të zinxhirit të vlerës (value chain) apo segmentet kryesore të aktiviteteve ekonomike duke filluar prej furnizuesit/ofruesit, ndërmjetësuesit, e deri te pranuesi/klienti i një shërbimi/produkti; cilat janë bizneset kryesore në këtë sektor; çfarë teknologjije përdoret gjatë prodhimit; cilat janë pozitat kyçe të kërkuara nga sektorët në rritje; cilat janë aftësitë që kërkohen në këta sektorë; çfarë janë kushtet e përgjithshme të punës etj.

Ndërsa, sa i përket ofertës së punës, këshilltari/ja është përgjegjës ta dij se cilat janë drejtimet që ofrohen nga arsimi i mesëm dhe i lartë; cilat janë trajnimet që ofrohen; cilat janë aftësitë që fitohen nga ofruesit e arsimit dhe trajnimeve; cilat janë mangësitë e aftësive midis atyre që kërkohen nga punëdhënësi dhe ato aftësi që posedon punëkërkuesi; si mund të plotësohen këto mangësi.

Ka burime të shumta informacioni lidhur me tregun e punës që këshilltari/ja duhet t’i rishikoj për t’i ofruar punëkërkuesit informacion të saktë dhe të përditësuar. Disa shembuj janë dhënë në vijim.

Tabela 4: Burimet e të dhënave të tregut të punës

Organizata Burimet e të dhënave
APRK/MPMS Raporti vjetor “Puna dhe Punësimi"
APRK/MPMS Raporti vjetor “Puna dhe Punësimi"
ASK Rezultatet nga anketa e fuqisë punëtore, rezultatet nga regjistrimi i popullsisë
MASHT Të dhënat lidhur me arsim (drejtimet, lëndët, numri i studentëve, të diplomuarit)
MTI Të dhënat mbi bizneset e reja dhe ato egzistuesë
Ofruesit e trajnimeve Të dhënat mbi trajnimet e ofruara, numrin e të diplomuarve, lëndët/aftësitë e mësuara etj
Rr. Tirana 10000, Prishtinë, Kosovë +383 38 200 262 62 aprk.info@rks-gov.net

Harta e faqes

Ballina Rreth agjencisë Departamentet Struktura Organizative Shërbimet Shpalljet
Dokumentet Migrimi Lajmet Kontakti Shërbimet
Qendra për aftësim profesional
  • Prishtinë
  • Prizreni
  • Pejë
  • Mitrovicë
  • Gjilan
  • Gjakovë
  • Ferizaj
Developed by PR Solutions