Procesi i regjistrimit bëhet nga këshilltari/ja për punësim.
Pranimi i klientit: Këshilltari/ja në fillim i shpreh mirëseardhje klientit dhe prezantohet duke cekur emrin dhe rolin e tij/saj. Këshilltari/ja duhet të siguroj dhe informoj klientin që bisedat e tyre janë konfidenciale dhe ai/ajo do të jetë këshilltari/ja i/e dedikuar për të në takimet tjera në vijim.
Informacioni mbi shërbimet e punësimit për të papunësuarit e regjistruar: këshilltari/ja duhet të shpjegoj shkurtimisht të gjitha shërbimet e ofruara në ZP (këshillimet, ndërjmetësimet, trajnimet profesionale dhe masat tjera të PATP, e cila ofrohet bazuar në nevojat e të papunësuarve të regjistruar dhe resurset e MPMS) si dhe qëllimin kryesor të këtyre shërbimeve.
Intervista e detajuar e regjistrimit: Pas kësaj fillon procesi i intervistës së detajuar për regjistrimin e personit të papunë. Intervista e detajuar e regjistrimit kryhet për të mbledhur informacionin e nevojshëm për të ditur më shumë rreth klientit si dhe për të kryer regjistrimin e klientit. Mbledhja e të dhënave në SIMP ofron një mundësi të vlefshme për të zhvilluar një marrëdhënie mirëbesimi mes këshilltarit dhe klientit. Këshilltari/ja duhet të shpjegojë se të gjitha informatat e mbledhura gjatë intervistës është thelbësore për tyre dhe që do të shfytëzohet për identifikimin e nevojave të tyre për shërbime. Gjatë intervistës, këshilltari/ja grumbullon informata lidhur me klientin si: mosha, arsimimi, aftësitë e ndryshme, përvoja, dëshirat e punës dhe motivimi i tij etj. Këto informata vendosen në SIMP.
Informatë: Egzistojnë arsye të ndryshme pse individët regjistrohen në ZP: mund të vijnë për të kërkuar shërbime të punësimit, për të gjetur një punë të re, apo për të marre çertifikatën e papunësisë për përfitime të asistencës sociale. Disa prej tyre mund të kenë më pak pengesa për tu punësuar, ndërsa të tjerët më shumë, si për shembull kualifikime të ulëta ose nivel të ulët të arsimimit si dhe aftësi themelore të ulëta (probleme me lexim dhe llogaritje). Në anën tjetër disa klient mund të kenë pengesa shëndetësore dhe/apo jetë të vështirë në familje (dhuna në familje, etj).
Informatat e grumbulluara nga këshilltari/ja për regjistrimin e një të papunësuari drejtpërdrejt vendoset në SIMP. Dëshmitë shtesë mund të jenë të nevojshme për të mbështetur pretendimet e klientit në aspektin e kualifikimit (kopja e diplomës), trajnimit (çertifikata e trajnimit), kërkimit aktiv të punës etj. Kopjet e këtyre dëshmive duhet të mbahen në një vend të përshtatshëm në ZP. Informatat e regjistruara duhet të përditësohen rregullisht për të siguruar që klientët e regjistruar kanë profile të përditësuara.
Profilizimi i të papunësuarve është bërë pjesë integrale e qasjes së re të ofrimit të shërbimeve të punësimit. Profilizimi apo segmentizimi i punëkërkuesit, është procedurë e identifikimit dhe caktimit të papunësuarve në kategori të ndryshme në mënyrë që të dallohen ata që mund të gjejnë punë me lehtësi nga ata të cilët kanë më shumë vështirësi.
Profilizimi i mundëson këshilltarit/es të bëj një vlerësim fillestar të klientit nga informatat e siguruara nga intervista e thelluar për regjistrim. Rezultatet e profilizimit bëhen në mënyrë automatike nga SIMP duke u bazuar në vlerësimin fillestar të klientit. Profilizimi do të informoj këshilltarin/en në lidhje me trajtimin e duhur për të papunësuarin. Kur të papunësuarit janë profilizuar në grupin me rrezik të lartë për t’u bërë PA, a tëherë ky është një tregues që këshilltari/ja duhet të ofroj mbështetje më intensive në krahasim me ata që konsiderohen me rrezik të ulët. Këta të parët janë më pak në gjendje të ndihmojnë veten e tyre për tu ri-integruar në tregun e punës, kështu që kanë nevojë për takime më të shpeshta dhe këshillime më intensive.
Grupet kryesore | Karakteristikat | Shembuj dëshmues |
Grupi me rrezik të ulët për t’u bërë të PA |
|
|
Grupi me rrezik të mesëm për t’u bërë të PA |
|
|
Grupi me rrezik të lartë për t’u bërë të PA |
|
|