Disa nga detyrat dhe pergjegjësitë e zyrtarit të informimit/recepsionistit
- Mirëpret klientin në zonën e pritjes; Mirëpret klientin në zonën e pritjes;
- Orienton klientin për të marrur ndihmën e duhur;
- Orienton klientin e interesuar për të marrur informacione për shërbimet e ZP në atë pjesë të zyrës ku janë të shpalosura këto informacione;
- Ofron përshkrimet, shërbimet dhe programet e punësimit; si dhe kriteret e pranimit, proceset e aplikimit, dhe ndihmë të kërkuar për të kryer aplikimin;
- Ofron qasje në kompjuter dhe faqen zyrtare të APRK për ata që kërkojnë të marrin shërbime online;
- Cakton oraret e takimeve midis klientit dhe këshilltarit/es;
- Përditëson dhe mirëmban informacionet dhe materialet që ndodhen në zonën e pritjes për të mundësuar një qasje të lehtë në të gjitha informacionet e disponueshme;
- Siguron shpërndarjen e duhur të shpalljeve të vendeve të lira të punës dhe mundësitë e trajnimit në tabelën e shpalljeve, dhe përditëson këtë informacion;
- Ofron klientit përgjigje të shpejta dhe të sakta;
- Monitoron fluksin e klientëve në zyrë;
- Asiston në fusha të tjera të punës, kur kërkohet.
- Ofron mbështetje administrative për përgatitjen e takimeve, seminareve dhe ngjarjeve të tjera;
Disa nga detyrat dhe pergjegjësitë e këshilltarit/es për punësim:
- Organizon vizita në biznese në mënyrë të rregullt gjatë promovimit të shërbimeve;
- Kontakton punëdhënësit të cilët shpallin vende të lira të punës;
- Kontakton punëdhënësit për të promovuar shërbimet e ZP dhe PATP
- Mirëmban komunikimin me punëdhënësin nëpërmjet e-mailit ose telefonit
- Mirëpret punëdhënësit në ZP dhe ofron informacione mbi shërbimet e punësimit;
- Kryen regjistrimin e punëdhënësit në SIMP;
- Regjistron vendet e lira të punës në SIMP;
- Ofron shërbimet e ndërmjetësimit në përputhshmëri me kërkesat që dalin nga konkursi dhe me profilet e të papunësuarve;
- Ofron shërbime cilësore të para-zgjedhjës së kandidatëve për intervistë sipas kërkesave të punëdhënësit;
- Organizon intervista për përzgjedhjën finale të kandidatëve për rekrutim me kërkesën e punëdhënësit.
Disa nga detyrat dhe pergjegjësitë e udhëheqësit të zyrës së punësimit:
- Organizon dhe monitoron veprimet e zyrës;
- Mbikëqyr aktivitetet e stafit në baza ditore, javore, mujore për të siguruar që shërbimet e ofruara janë në përputhje me MO;
- Monitoron agjendat e takimeve për të siguruar një efikasitet maksimal;
- Trajton ankesat e klientëve dhe merr veprim për të zgjidhur çdo lloj ankese;
- Harton plane pune për stafin për të ofruar shërbime dhe shqyrton progresin në intervale të rregullta;
- Siguron që SIMP është përdorur në mënyrë efektive nga stafi gjatë ofrimit të shërbimeve;
- Kryen rolin e sigurimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga ZP dhe mbështet stafin në detyrat e tyre
- Promovon në mënyrë aktive rolin e ZP në shoqatat e bizneseve si dhe tek punëdhënësit kryesor.