Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:
- Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
- Administron rekrutimin e personelit;
- Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;
- Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
- Përgatitë propozimet buxhetore;
- Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të agjencisë;
- Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
- Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
- Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
- Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të TI dhe Shërbimeve Logjistike janë:
- Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të agjencisë;
- Siguron mbështetje në fushën e tekonologjisë informative;
- Menaxhon inventarin dhe depot e agjencië;
- Koordinon kërkesat dhe nevojat e agjencisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
- Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e agjencisë;
- Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të agjencisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për çështje ligjore janë:
- Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të agjencisë për zbatimin e legjislacionit;
- Kontribuon dhe merr pjesë në hartimin e marrëveshjeve ndërshtetërorë për punësim dhe aftësim profesional me vendet e ndryshme;
- Përgatitë dhe vlerëson marrëveshje, kontrata dhe vendime që kanë të bëjnë me fushëveprimin e agjencisë;
- Përfaqëson agjencinë para institucioneve kompetente për të gjitha çështjet juridiko-civile;
- Prezanton punën e agjencisë në takime rajonale, në vendet e BE-së si dhe vendet e tjera në çështjet juridike;
- Zhvillon kontakte me organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe donatorë të ndryshëm, për sigurimin e fondeve të financimit për projekte në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional ne aspektin ligjor;
- Vlerëson në aspektin ligjor procesin e përgatitjes së projekteve brenda agjencisë , të cilat mund t’i prezantohen donatorëve të ndryshëm për financim.