Faza e dytë
Rezultatet përfundimtare
Në fazën e dytë të aplikimit në kuadër të Programit të Vetëpunësimit 2020, kanë aplikuar 68 persona të
riatdhesuar nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nuk ka pasur kuota rajonale që kufizojnë numrin e
aplikantëve në secilën komunë por është bazuar në një proces konkurrues aplikimi, ku planet më të mira
të biznesit do të përkrahen me furnizim me mjete/paisje teknike ne dhjettë (10) profile specifike ku kemi
me pak aplikime sipas ketyre sektoreve biznesor gjatë fazës së parë të aplikimit..
PROFESIONET E PRANUARA PËR TË CILAT OFROHEN MJETE DHE PAJISJE SIPAS SEKTORËVE
PER FAZEN E DYTË TË APLIKIMIT SIPAS THIRRJES PER APLIKIM TË DATËS 17/11/2020:
• Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit:
- Përgaditja e ëmbëlsirave,
- Përgaditja e ushqimeve të shpejta,
- Përpunimi i mishit (përgaditja e produkteve të bluara).
• TIK krahas me kontraktimin e jashtëm të proceseve të biznesit dhe sektori i qendrave të mbështetjes
për konsumatorë:
- Zhvillimi i Programeve
- Servisimi i paisjve në kuadër të TIK
- Printimi i dizajneve për suvenire
• Industria e tekstilit:
- Rrobaqepës
- Qëndisje
• Tjera:
- Floktare
- Berber
Duke u bazuar edhe ne situaten e përballjes me pandemin COVID-19 procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes
së aplikantëve ka kaluar në tri faza duke ju pershtatur rrethanave ne perballje me pandemin:
I. Në fazën e parë Thirrja e hapur për Aplikim dhe udhëzimet përkates për aplikantet;
II. Në fazën e dytë është bërë verifikimi administrativ i dokumentacionit të dorëzuar,;
III. Në fazën e tretë është bërë vlerësimi teknik i planeve të biznesit te cilat kan kaluar vleresimin
administrative dhe jane kualifikuar për vleresim teknik nga ekspertet.
Informata shtesë mund të gjenden në:
https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/Content/Documents