Në fazën e dytë të aplikimit në kuadër të Programit të Vetëpunësimit 2020, kanë aplikuar 68 persona të riatdhesuar nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nuk ka pasur kuota rajonale që kufizojnë numrin e aplikantëve në secilën komunë por është bazuar në një proces konkurrues aplikimi, ku planet më të mira të biznesit do të përkrahen me furnizim me mjete/paisje teknike ne dhjettë (10) profile specifike ku kemi me pak aplikime sipas ketyre sektoreve biznesor gjatë fazës së parë të aplikimit..
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) përmes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) shpallë thirrjen e hapur për aplikim për mbështetje nga programi për Praktikë në Punë (PNP) për ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar nga sektori privat, organizatat joqeveritare, si dhe për të rinjtë e diplomuar brenda periudhës 24 muaj nga institucionet e arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të lartë, të regjistruar si punëkërkues në kuadër të zyrave të punës në Kosovë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)- Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) shpallin thirrjen e hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2020 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit ne disa profile specifike (shiko listen e profileve) ku kemi me pak aplikime sipas ketyre sektoreve biznesor gjatë fazës së parë të aplikimit.