Qendrat e aftësimit profesional -

Prishtina Mitrovica Gjakova Gjilan Peja Ferizaj Prizeren

Informacion në lidhje me qendrat e trajnimit profesional

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, menaxhon tetë Qendra të Aftësimit Profesional (QAP) të cilat janë të koncentruara në shtatë Rajonet e Republikës së Kosovës : Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitorvicë dhe Doljane (pjesa veriore e Mitrovicës) me 69 punëtori dhe 30 profesione të ndryshme. Në këto qendra bëhet aftësimi dhe ri-aftësimi i personave që janë të regjistruar si punëkërkues, të papunë dhe ata që marrin shërbimet për orientim në karrierë, pranë të gjitha zyrave të Punësimit nëpër komuna.


Aftësimi profesional përfshin dy nënmasa, si: (i)Trajnimi institucional në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe (ii) Trajnimi i kombinuar (QAP dhe kompani).

Sistemi trajnimit në Qendrat e Aftësimit Profesional është mjaft fleksibil, modular dhe bazohet në aftësi individuale të kandidatit. Kohëzgjatja e trajnimit është 3-6 muaj. Kandidati i nënshtrohet testit pas çdo moduli që zhvillohet si dhe testin përfundimtarë dhe pas trajnimit merr certifikatë mbi kompetencat e marra. Trajnimet janë 30% teori dhe 70% praktikë.