MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës organizon takim koordinues me donatorët

Data e botimit: 16.02.2021

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) ka organizuar takim koordinues me komunitetin e donatorëve. Takimin e hapi Drejtori i Përgjithshëm i APRK-së, z.Drin Haraçia, i cili vlerësoj lart angazhimin dhe mbështetjen e donatorëve të cilët vazhdojn të mbështesin prioritetet kyçe të cilat janë duke përmiresuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Gjatë takimit u prezentua plani i punës së APRK-së ku u paraqiten objektivat e përgjithshme dhe aktivitet kryesore të APRK-së për vitin 2021 dhe rezultatet që pritet të realizohen.

Gjatë takimit Donatorët kanë bërë prezantimin e aktiviteteve të planifikuara nga ana e tyre për vitin 2021, si dhe janë diskutuar modalitetet e bashkëpunimit dhe bashkërëndimit të aktiviteteve në të ardhmen ndërmjet tyre dhe APRK-së.

APRK dhe Donatorët janë dakorduar për domosdoshmërinë e koordinimit të aktiviteteve dhe ofrimit të përkrahjes edhe më të madhe për APRK- në mënyrë të realizimit të rezultateve konkrete në ofrimin e shërbimeve të punësimit dhe aftësimit profesional.

Poashtu është dakorduar që takime të tilla të organizohen në vazhdimësi ne baza tre-mujore në mënyrë që të koordinohen të gjitha aktivitetet e parapara.

Në fund të takimit, APRK ka ndarë mirënjohje për donatorët, duke i falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm.

Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën