MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Thirrje për aplikim programi për subvencionimin e pagës për personat e riatdhesuar

Data e botimit: 15.04.2021

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) me mbeshtetjen e Departamentit për Riintegrim të Personave të Riatdhesuar (DRPR) - Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB), shpallë thirrjen e hapur për aplikim për mbështetje nga programi për Subvencionimin e Pagës (SP) për ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar nga sektori privat dhe për personat e riatdhesuar në Kosovë të regjistruar si punëkërkues.


Rreth Programit për Subvencionimin e Pagës


Qëllimi i programit për Subvencionimin e Pagës (SP) është të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë, duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata. Kjo është një mundësi unike për të mbështetur rritjen graduale të ndërmarrjeve të Kosovës. Për të përfituar nga programi për SP, punëdhënësi duhet të aplikojë në zyrën më të afërt të punësimit dhe të shprehë interesimin për plotësimin e vendeve të lira të punës, duke u regjistruar në SIMP. Zyret e Punësimit (ZP) do të mbështesin ndërmarrjet në identifikimin e kandidatëve më të mirë të regjistruar si punëkërkues, sipas nevojave specifike të punëdhënësit. Pas intervistimit dhe selektimit të kandidatëve potencial, punëdhënësi nënshkruan një kontratë punësimi 12 (dymbedhjete) mujore me punëkërkuesin, në përputhje me ligjet e punës në fuqi. Punëdhënësi do të përfitojë një subvencion prej 50% të pagës së punonjësit, me të cilin rast shuma e këtij subvencioni nuk mund të jetë më e lartë se 170.00 euro në muaj. Përveç mbështetjes së ndërmarrjeve duke subvencionuar punësimin, programi për SP ndihmon të gjithë procesin e rekrutimit për vendet e lira të reja. Duke pasur parasysh vështirësitë që ndërmarrjet private hasin në identifikimin dhe angazhimin e stafit të kualifikuar të nevojshëm për të zgjeruar aktivitetet e tyre të biznesit, programi për SP do të përdorë ekspertizën e ZP për të përshtatur çdo vend të lirë të punës me punëkërkuesit e duhur, në përputhje me nevojat dhe kriteret e përcaktuara nga ndërmarrjet.

Programi për SP implementohet sipas hapave në vijim

Hapi i parë - Shprehja e interesimit për të përfituar nga programi për SP:
Të gjitha ndërmarrjet e interesuara të sektorit privat mund të shprehin interesim për të përfituar, duke shkarkuar formularin për aplikim nga interneti në adresën: https://aprk.rks-gov.net
Përveç kësaj, formularët për aplikim janë gjithashtu të disponueshëm në ZP në të gjitha komunat. Formularit për aplikim duhet t’i bashkangjiten certifikatat e regjistrimit të biznesit dhe të numrit fiskal të ndërmarrjes që aplikon.

Hapi i dytë - Zgjedhja e punonjësit dhe nënshkrimi i marrëveshjes:
Këshilltari për punësim do të sigurojë një listë të kandidatëve potencial sipas nevojave të ndërmarrjes. Ndërmarrja zgjedhë kandidatët më të mirë nga lista dhe nënshkruan një Kontratë Pune më punonjësin dhe marrëveshjen e SP në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh.

Kush mund të aplikojë?

  1. Ndërmarrjet private
  1. Për pjesëmarrje në program, mund të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet private (punëdhënësit) e interesuar, të regjistruar në ZP. Ndërmarrjet duhet të jenë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe të jenë taksapagues aktiv në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Formulari i aplikimit mund të gjendet në internet, në adresat elektronike: https://aprk.rks.gov.net/Content/News/Index ose https://mpms.rks-gov.net si dhe në ZP në secilën komunë. Kush nuk mund të aplikojë? • Organizatat jo-qeveritare; • Veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve, veprimtaritë që përfshijnë bixhozin, sallonet e masazheve; • Prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit; • Prodhimi dhe shpërndarja e armëve; • Prodhimi që përdor teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, ujit, tokës etj.); • Bizneset jo-formale dhe qëndra te thirrjes me aktivitet te dyshimt biznesor.

Personat e riatdhesuar të regjistruar si punëkërkues të papunë
Të gjithë personat e riatdhesuar në Kosovë (në 5 vitet e fundit) të regjistruar si punëkërkues në Zyret e Punësimit mund të përfitojnë nga programi për SP. Gjatë procesit të përzgjedhjes, prioritet do t'u ipet të papunëve afatgjatë (të papunë për më shumë se 12 muaj), me një fokus te:

  • gratë,
  • pakicat etnike 
  • personat me aftësi të kufizuara,
  • prindët vetëushqyes.
  • Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në ZP në komunat e tyre përkatëse. Ata që posedojnë certifikata të trajnimit profesional të ofruara nga QAP ose që kanë marrë pjesë më parë në trajnime në punë, do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.

 Rastet e konfliktit të interesave me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e programit për SP, nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga ky program (antarë të familjes së ngushtë). Personat të cilët kanë përfituar më herët nga programi i subvencionimit në pagë apo nga programi i vetpunësimit, nuk mund të përfitojnë nga kjo skemë.

Afati i aplikimit 15.04.2021 - 30.05.2021 

Mbështetja financiare për ndërmarrjet

Programi për SP do të sigurojë për punëdhënësin subvencion prej 50% të pagës mujore bruto për çdo person të kontraktuar, shuma e së cilës nuk mund të jetë më e lartë se 170.00 euro në muaj. Kohëzgjatja e subvencionit për të gjithë punëkërkuesit e riatdhesuar, klientë të regjistruar në ZP, është 12 muaj brenda marrëveshjes së nënshkruar 12 mujore. Si të aplikohet?
  •  Ndërmarrjet e interesuara private duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit të plotësuar në ZP në komunën e tyre. Formulari i aplikimit është i disponueshëm në internet në adresat elektronike: Formulari aplikimit ose https://mpms.rks-gov.net si dhe i printuar në secilën ZP në tërë Kosovën. Aplikantët duhet bashkangjitur në aplikacion certifikatat e tyre për regjistrimin e biznesit dhe të numrit fiskal. Ndërmarrjet do të kontaktohen nga ZP me një listë të kandidatëve potencial. 
  • Punëkërkuesit e riatdhesuar të interesuar për vendet e lira duhet të regjistrohen në Zyret e Punësimit në komunat e tyre ose të vizitojnë ZP ku ata tashmë janë regjistruar dhe të informojnë këshilltarët e tyre të punësimit në lidhje me interesin e tyre.

Informacione tjera

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Zyret e Punësimit në komunën tuaj. Në rast se keni pyetje në lidhje me programin Subvencionimi i Pagës, ju lutem kontaktoni projektin ALMP2/UNDP në adresën elektronike: almp.ks@undp.org.

Rreth projektit ALMP2 në UNDP Kosovë

Objektivi kryesor i Programeve Aktive të Tregut të Punës (PATP2/ALMP2) është përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve të tregut të punës për të hartuar politikat relevante të përgjegjshme-gjinore në nivelin qendror dhe ofrimi i shërbimeve të integruara në nivel lokal, duke u fokusuar në grupet më të cenueshme në mesin e të papunëve.

COVID-19 - KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit:

  • Bartja e maskave, mbajtja e distances dhe larja e duarve sipas udhëzimeve nga IKSHP-së dhe OBSH-së. 
  • Në çdo zyre do të mbahet distanca në të gjitha hapesirat prej 2 metrave. 
  • Asnjë aplikues nuk lejohet të hyjnë brenda institucioneve pa maskë

Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën