MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Organizohet takimi i tretë i komitetit rajonal për rritjen e qasjes së grave në punësim

Data e botimit: 30.03.2021

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i APRK-së, Drin Haraçia, ka marrë pjesë në takimin e tretë të “Komitetit rajonal për rritjen e qasjes së grave në punësim”, që është organizuar përmes platformës online ZOOM nga organizatat Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC). Në këtë takim, z.Haraçia, ka folur rreth implementimit të politikave të punësimit nga APRK me theks të veçantë gratë, përmirësimin e punësimit të grave përmes përfshirjes më të lart të tyre në MATP, rolin e aftësimit profesional për gratë, të arriturat e APRK në përfshirjen e grave në programet e ndryshme dhe sfidat me të cilat po përballet APRK në drejtim të rritjes së qasjes së grave në punësim.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shkëmbimi i informacioneve dhe rekomandimeve lidhur me politikat e punësimit, inicimi dhe udhëheqja e strategjive dhe nismave avokuese në nivel rajonal, të cilat kontribuojnë në rritjen e punësimit të grave. Komiteti Rajonal përbëhet nga përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe odave ekonomike nga Kosova dhe Shqipëria.

Në fund të takimit, organizatat Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), kanë ofruar rekomandime specifike për përmirësimin e qasjes së grave në punësim nën dritën e efektit të pandemisë COVID-19.

Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën