Programi i Riintegrimit për mbështetjen e punëkërkuesve të riatdhesuar për të marrë shkathtësi dhe për t’u punësuar është mundësi unike e punësimit, implementuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe UNDP Kosovo. Synimi i programit Trajnim në Punë është që t'ju jap mundësinë punëkërkuesve të riatdhesuar me arsimim të kufizuar dhe pa përvojë të mëhershme pune, që të mbajnë trajnim tremujor në një kompani të sektorit privat. Në anën tjetër, programi për Subvencionim të Pagës synon të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm ti punësojnë ata në baza afatgjata.
Kohët e fundit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka ndërmarrë shumë reforma në Shërbimet Publike të Punësimit (SHPP) në Kosovë, të orientuar në nevojat e klientëve. Një prej këtyre reformave është krijimi i Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK). Me krijimin e Agjensisë së Punësimit për Republikën e Kosovës (APRK), shërbimet publike të punësimit ndahen nga MPMS, me qëllim të administrimit të tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit professional.