MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Zëvendësministri Ilir Kapiti hedh gurëthemelin për ndërtimin e Zyrës së Punësimit në Gjakovë

Data e botimit: 19.04.2021

Në ceremoninë e organizuar me 13 prill për fillimin e ndërtimit të Zyrës së Punësimit në Gjakovë, zëvendësministri Ilir Kapiti mori pjesë ku edhe vuri gurëthemelin e kësaj Zyre.

Gjatë kësaj ceremonie zëvendësministri Kapiti theksoi se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka të përcaktuara objektivat strategjike të cilat mbulojnë shumë segmente, mirëpo një ndër prioritetet më të rëndësishme është punësimi dhe aftësimi profesional i të rinjëve  në Kosovë dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.

Ai gjithashtu theksoi se vetëm me një infrastrukturë moderne të Zyrave të Punësimit, shërbimet do të jenë më të mira për qytetarët e vendit dhe për këtë ne do të punojme në vazhdimësi që të krijojmë kushte sa më të mira pune.


Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën