MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Zyrtarë të Agjencisë së Punësimit e Republikës së Kosovës certifikohen në module për shërbime të punësimit dhe migrimit

Data e botimit: 27.03.2021

APRK me përkrahje të GIZ/DIMAK, ka certifikuar zyrtarët e saj në shërbime të punësimit dhe migrimit. Në kuader të trajnimit që i ka parapri këtij certifikim, zyrtarët në fjalë kanë përfituar njohuri lidhur me informatat e përgjithshme mbi vegëzat për kërkim të informatave të përgjithshme të punës, si të kërkohet një vend pune, si dhe përmirësimin e aftësive të punësimit të pjesëmarrësve për qasjen në tregun e punës dhe po ashtu në ngritjen e njohurive mbi proceset e migrimit në vendet e BE-së. Në trajnim poashtu janë ofruar informata mbi kërkesat e resurseve tjera njerëzore dhe baza ligjore, migrimit të fuqisë punëtore, si dhe përditësimin e njohurive dhe informimin e stafit mbi kërkesat e tregjeve tjera të punës për resurse njerëzore.

Një ndër objektivat kryesore të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë ngritja e kapaciteteve njerzore më qëllim të përkrahjës së punëkërkuesve të regjistruar, dhe të cilët kërkojnë punësim apo aftësim, me qëllim që të gjetjës së një vendi pune të përshtatshëm, apo mundësi të tjera për karrierë në Kosovë. Poashtu Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës përmes Divizioneve të saja për shërbim dhe migrim për punësim, synon që të menaxhojë në mënyrë aktive emigrimin për qëllime punësimi dhe të ofrojë shërbime përkatëse nëpërmjet Zyrave të Punësimit.

Migrimi për qëllime punësimi, nëse menaxhohet në mënyrë të duhur dhe të barabartë, ai mund të shpalosë përfitime të ndërsjella për individët, si dhe për shoqëritë, prej të cilave vijnë si dhe për vendet drejt të cilave shkojnë, dhe APRK me këtë ka për qëllim parandalimin e migrimit jo të rregullt.

Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën