MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Në Kaçanik përurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit

Data e botimit: 11.03.2021

Sot në Kaçanik është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit i cili do të ofrojë kushte më të mira të punës për punonjësit e Zyrës së Punësimit si dhe do të mundësoj ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin përfaqësues të APRK-së, si dhe zyrtarë të komunës së Kaçanikut.

Drejtori i  Përgjithshëm i APRK-së, Drin Haraçia, falenderoi institucionet komunale të Kaçanikut për bashkëpunimin e treguar, si dhe uroi që kjo zyre të promovohet në forma të ndryshme me qëllim të rritjes së punësimit dhe ofrimit të mundësive për trajnimin e të rinjve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, gjatë fjalimit të tij tha se në objektin e vjetër punonjësit kanë punuar në kushte të vështira, por përkundër kësaj, kanë arritur suksese në realizimin e objektivave të tyre, ndërsa premtoi bashkëpunime të mëtejme dhe përkrahje nga komuna. Nënkryetari Bajra falenderoi APRK-në për jetësimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Kaçanik është financuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut.

Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën