MPMS logo
MPMS logo
Portali i punës së Kosovës

Portali i punës së Kosovës

Në QAP në Prizren nis kursi për instalues elektrik në banesat civile

Data e botimit: 01.04.2021

Në vazhdën e analizimit të kërkesave të punëkërkuesve dhe të papunëve të regjistruar në Zyrat e Punësimit, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), nëpërmjet Departamentit të Aftësimit Profesional (DAP) në vazhdimësi pasuron profilet e aftësimit profesional në të gjitha Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), duke shtuar kurse të reja.

Nga muaji mars i këtij viti, në QAP në Prizren ka nisur kursi për instalues elektrik në banesat kolektive (IEBC) për të cilin ka pasur kërkesa të mëdha nga punëkërkuesit e regjistruar.

Pas përfundimit të kursit për IEBC, punëkërkuesit do të aftësohen në përfitimin e njohurive për instalime elektrike, përdorim të pajisjeve të nevojshme dhe kryerje të punëve sa i përket instalimeve elektrike.

Kursi i IEBC sjell shumë përparësi për punëkërkuesit, duke u mundësuar atyre që të punësohen në ndërmarrje publike ose private të cilat kryejnë veprimtari instalimi elektrik në banesat civile, të vetëpunësohen duke kryer instalime elektrike në ndërtesa apo edhe të krijojnë biznese të vogla të menaxhuara nga instaluesi elektrik.

Të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen si punëkërkues dhe të papunë në Zyrat e Punësimit që kanë mbaruar arsimin e detyruar, që kanë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional ose që zotërojnë një profesion i cili nuk është i kërkuar në treg, kanë të drejtë të aftësohen, vlerësohen dhe certifikohen në QAP.

APRK ka në menaxhim rrjetin e QAP në të gjitha qytetet kryesore të vendit ku ofrohen një mori profilesh të aftësimit profesional, profile të kërkuara në tregun e punës duke i aftësuar punëkërkuesit dhe duke i bërë të gatshëm për tregun e punës. Shumica dërmuese e punëkërkuesve, pas mbarimit të kursit dhe certifikimit në QAP, arrijnë të punësohen apo hapin bizneset e tyre në profilet përkatëse ku janë aftësuar profesionalisht.

Dokumentet

4 kyçjet e fundit

4 njoftimet e fundit

Parametra

Ndrysho ballinën